“DHUNA NDAJ GRAVE” ËSHTË NJË GËNJESHTËR LIBERALE! EKZISTON VEC DHUNA NDAJ TJETRIT/ËS NGA AI APO AJO

Nga Avokati Altin Goxhaj

Unë nuk besoj se ekziston “DHUNA NDAJ GRAVE”! Është veç një klishe e shpikur!
Unë besoj te teza se ekziston “DHUNA NDAJ TJETRËS/TJETRIT NGA AI/AJO” sipas rastit!

Ai/Ajo që e ushtron mund të jetë Mashkull ose Femër, bir/bijë apo baba/mama, bashkëshort apo bashkëshorte!

Tjetri që e pëson pasivisht apo aktivisht mund të jetë:
– AJO ose AI!
– bashkëshorte apo bashkëshort, fëmi apo prind, kunat apo kunatë, motër ose vlla, kushëri apo kushërirë,
– komshi ose koleg, vartës ose epror, i rastësishëm në trafik apo plazh.

Ai/Ajo që e ushtron e ka në formimin/mentalitetin e tij (atë formim ka marrë) ose i kapërcen vetja nga kontrolli!

Dhuna shprehet me “mjetin” “edukues-ndëshkues” apo “hakmarrës”, “eleminues të problemit” apo “vendosjes së pushtetit personal ndaj tjetrit/tjetrës” dmth me shpulla, grushta, me rrip apo me levë, thikë apo revole, kallash apo ndonjëherë përdoret edhe automjeti si mjet vrasës/vetvrasës nga Ai apo Ajo!

Ndërkohë që dhuna është edhe ndërveprim jap marr dhunë nga ushtruesi i parë që shpesh është marr jap sepse vetmbrojtja është instikt mbijetese por mund të shërbejë edhe si transferim rolesh në atë çast apo në të ardhmen pas atij çasti fillestar!

Pra që t’a sqarojmë këtë punë, dhuna nuk ka gjini!

Dhuna është si Lufta, ndodh atëhere kur “diplomacia” dështon! Por ai që e nis duhet të jetë i bindur që e fiton atë luftë pra beson se ka aftësi të ushtrojë dhunë pra mundet dhe kjo i sjell fitoren dmth ja arrin qëllimit të përdorimit të dhunës – realizon atë që do dhe mundet dhe përfiton prej fitores!

Pra çështja e dhunës është te 2 elemente:
– aftësia e robit për “diplomaci” – komunikim pa pas nevojë të ushtrojë dhunë, pra sa i aftë është të mos me pas nevojë për ushtrim dhune,
– dhe parësorja: çfarë do të arrijë dhe pse beson se e arrin në gjakftohtësi apo gjaknxehtësi ushtruesi i dhunës!

Marrim të dytën si fillim: ÇFARË DO TË ARRIJË AI/AJO QË USHTRON DHUNË? Kjo lidhet me formimin dhe qëllimet e momentit që burojnë nga qëllimet e mëdha të jetës që llidhen prapë me formimin kulturor! Dikush që ka parë babin që ushtron dhunë ndaj nënës nëse e ushtron ndaj bashkëshortes i bje që e ka urryer edhe nënën e vet! Pse duhet t’a urrejë biri nënën kur nëna e do më shumë nga të gjithë? Pra nuk e ka dhe aq fajin babai që e dhunonte të jëmën por i bje që plehra këtu është biri që e trashëgon këtë sjellje!

Ndaj nuk besoj shumë te klisheja “babai i dhunshëm ndaj bashkëshortes së vet trashëgon te i biri dhunën ndaj bashkëshortes që do ketë”.

Besoj te teza se “BABAI/MAJA I/E DHUNSHËM TRASHËGON DHUNËN TE FËMIJËT” që do e shprehin ku të munden!

Por ku munden? Te më i dobti apo e dobta apo të perceptuara si të tillë/a!
Pra kjo lidhet me dobësinë relative të viktimës (Ai apo Ajo) apo perceptimin si të tillë nga ushtruesi i parë i dhunës ndaj fuqisë relative të tij/saj!

Kthehemi te elemnti i parë i Çështjes së Dhunës: AFTËSIA PËR KOMUNIKIM PA DHUNË.

Paaftësia për komunikim lidhet me të 2 subjektet, dhunuesin/en dhe pësuesin/en.

Kjo nxjerr nevojën e vlerësimit të Personalitetit dhe Karakterit të të 2ve:
të ushtruesit/es të dhunës dhe pësueses/it të goditjes së parë: POR KJO ËSHTË ÇËSHTJE FORMIMI! Pra si është formuar personaliteti dhe si ka ndikuar karakteri në këtë formim!

Formimi është çështje familjare, shkollimi, mentaliteti shoqëror dhe rrethanash personale të historisë së jetës së dhunuesit/pësuesit pavarësisht se kush është ai apo ajo në rolet e tyre!

Duke marrë në konsideratë këtë analizë del që gjithë KLISHEJA DHUNA E BURRAVE NDAJ GRAVE është vetë PROBLEMI dhe JO ZGJIDHJA!

Duke mos u marr me dhunën në tërësi dhe shkaqet që të çojnë te ajo por duke shpikur një çerek sëmundje edhe ilaçet që përdoren për shërim janë çerekshe dhe jo vetëm nuk e zgjidhin problemin por e shtojnë sëmundjen! Ndaj dhe kemi kaq shumë dhunë ku “gratë viktima” janë një copëz statistikore e problemit! Identifikimi i rasteve të tyre si PROBLEMI është një MASHTRIM I MADH!

Po pse kaq budallej të jenë qindra mijëra profesoresha dhe profesorë, depratamente universitare dhe institute, politikanë dhe politikane, aktivistë dhe aktiviste, miliona faqe raporte dhe libra që flasin për DHUNË NDAJ GRAVE?

Jo! Është thjesht një BIZNES GJIGAND BILIONASH që mban me bukë e vota, punë e angazhim gjithë PUSHTETIN E TË MAJTËS GLOBALISTE LIBERALE kudo në botë!

Dhe në Shqipëri ky është biznes i monopolizuar nga Networku Soros në bashkëpunim me të huaj e shqiptarë duke i bërë rrush e kumblla paratë e taksapguesve të huaj ndërkohë sëmundja e dhunës përfshi edhe rastet e grave subjekte të dhunës si fenomen shoqëror përparon me sukses!

Ndaj dhe sa më shumë seminare dhe protesta të bëhen nga gratë dhe LGBQtë, statistikat e dhunës në Shqipëri veç shtohen duke proporcionalisht edhe te copa që u takon grave viktima (por duke fshehur me mjeshtëri copëra statistikash për gratë dhunuese si qënie njerëzore që nuk përjashtohen nga dhuna si fenomen njerëzor për 1001 shkaqe të neglizhuara nga “sociologët feministë”)!

P.s.
Kujtoj se dhuna psikologjike është po aq e rëndë sa dhuna fizike dhe lexoni çdo gërmë për dhunën fizike më lart edhe si fenomen i dhunës psikologjike!

Por mos harroni se nuk ekzistojnë as Gay apo Lesbike në Planetin Tokë por veç akte seksuale të orientuara brenda të njëjtit seks! Sepse ka meshkuj apo femra që preferojnë të bëjnë seks brenda gjinisë jo se kshu ua do b.. apo e kanë të lindur, por se ashtu ua thotë truri si organi më i rëndësishëm seksual te NJERIU për 1001 shkaqe që lidhen me formin e tyre të personalitetit edhe për shkak të karakterit por më shumë për shkak të përballjes me MENTALITETIN SHOQËROR inkurajues apo privues!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne