“Dialogu”, Haradinaj: Të bashkohemi për interesat e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist për seancën në Kuvend, e cila pritet që të diskutojë në lidhje më dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nesër besoj se do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Është inkurajues fakti që do të merr pjesë edhe pozita në një seancë që është e thirrur nga opozita”, tha shefi i qeverisë.

Mes tjerash, kryeministri Haradinaj ri-solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së interesave nacionale përmes frymës së bashkëpunimit institucional dhe partiak brenda Kosovës.

“Shembull i mirë i unitetit ishte ai për kalimin e ligjeve për FSK-në. Do t’i ruajmë interesat nacionale bashkë. Ne kemi një pozicion të qartë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, të territorit dhe të kufijve. Besoj se edhe AAK-ja edhe PDK-ja edhe Nisma e partitë tjera nuk e kanë problem të mbrojnë territorin”, përfundoi ai.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne