Dialogu me Serbinë, Kosova shtyn debatin në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai shprehet se duhet të konsultohen dhe të përafrohen të gjitha qëndrimet sa i përket rezolutës.

“Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përfarojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne