Digjet autobusi me pasagjerë nga Kosova

Një autobus në linjën Gjermani-Kosovë, ku pjesa më e madhe ishin pasagjerë nga Kosova, është djegur rreth 30 kilometra nga kufiri shtetëror mes Kroacisë dhe Serbisë, në anën kroate.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se nuk ka të lënduar.

Në bazë të informacioneve nga zyrtarët e policisë mësohet nuk ka qytetarë të lënduar dhe se pasagjerët janë të gjithë mirë, përfshirë edhe dokumentet e tyre.

Ambasada e Kosovës në Kroaci lidhur me këtë rast ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë e transportit. Autoritetet kroate filluan hetim mbi shkaqet e zjarrit.

Edhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike i Republikës së Kosovës, Dardan Gashi, me keqardhje pranoi lajmin mbi fatkeqësinë në të cilin u dogj një autobus i kompanisë turistike me 29 pjesëtarë të diasporës kosovare në Gjermani. Gashi tha se lajm i mirë është se nga ngjarja nuk ka të lënduar. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne