Digjet një banesë në Vlorë, humbin jetën nënë e bir

Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir.

Viktimat janë 70-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 45-vjeçari Olsi Hoxhallari. Të dy trupat janë shkrumbuar totalisht.

Familja Hoxhallari prej vitesh kishin ardhur nga Maliqi i Korçës dhe jetonin në Vlorë. I afërmi i tyre ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” –është shprehur ai.

Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne