Dijaneti i Turqisë do të emërojë 36 gra si ndihmës myfti

Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë (Dijaneti) do të bëjë emërimin e 36 grave si ndihmës myfti.

Sipas njoftimit të botuar në Gazetën Zyrtare, Dijaneti do të punësojë “gra ndihmës myfti” në 36 qytete të Turqisë përfshirë Stambollin dhe qytete tjera.

Nga kandidatet që do të aplikojnë pritet të kenë të kryer arsim të lartë 4 vjeçar si dhe të kenë punuar të paktën 6 vite si edukatore në kurset e Kur’an-it.

Për kandidatet gjithashtu do të zhvillohet provim me dy faza, ku ndër të tjerat do të vlerësohen për njohuritë e tyre për Kur’an-in, gjuhën arabe, tefsirin, hadithet, fikhun, historinë islame dhe tema të tjerë relevante.

Ndërkohë, Dijaneti do të emërojë edhe myfti në 20 qytete të ndryshme të Turqisë.

(A.A)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne