Diktatura e Sisit dënon me burgim të përjetshëm Muhammed Badien, udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimane

Gjykata në Egjipt të dielën dënoi Muhammed Badien, udhëheqësi e Vëllazërisë Myslimane, me burgim të përjetshëm.

Sipas Russiya al-Yawm, gjykata egjiptiane në Minya gjithashtu dënoi me burgime të përjetshme edhe 64 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane, sipas akuzave të ngritura nga gjykata për një sulm të një stacioni policor në rajonin Minya të Egjiptit.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2013 ku të akuzuarit pretendohet se sulmuan një stacion policie dhe vranë një polic gjatë protestave kundër sundimit njëvjeçar të ish presidentit Muhamed Morsi.

600 persona të tjerë të akuzuar në të njëjtat ngjarje u dënuan me 15 vjet burg./IQNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne