Dikur qante për të, sot e quan bashkëpunëtor të kriminelit serb të veriut

Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj, sonte duhet të urohet vetëm nga Beogradi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Ramush Haradinaj nga komandanti i UÇK-së është kthyer në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit.

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpskas dhe Vuçiqit! Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Zvonko Veselinoviqit, ishte i hetuar për një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi. Ai ishte identifikuar nga inteligjenca e Policisë ndërkombëtare në Kosovë si kriminel, aktivist i politikës radikale.

Insajderi ka raportuar se posedon dosje të Njësisë kundër krimit të organizuar të EULEX-it që kanë hetuar Veselinoviqin, përfshirë vjehrrin e tij, Radojiçiq. Mes krimeve të tij siç është kontrabanda e naftës, drogës, e mallrave tjera.

Donika Kadaj-Bujupi e kishte akuzuar ish-liderin e saj edhe kur ai kishte kandiduar për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, ajo i kishte thënë se Ramush Haradinaj ju kishte bashkuar “klanit Pronto”.

Donika Kadaj-Bujupi, sa ishte pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, fliste me shumë nostalgji për Haradinajn, sa edhe ka pasur momente kur qante për të./Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne