Dimensioni global i jetës dhe tashëgimisë së Malcolm X

“Fushatat domestike kundër racizmit, seksizmit dhe diskriminimit kombëtar duhet të ndërlidhen me lëvizjet kundër luftës dhe kundër imperializmit.”

Për momentin jemi duke u përballur me disa nga momentet më të vështira të dy gjeneratave të fundit. Hyrja në fuqi e administratës aktuale në Washington, D.C. është thjesht një pasqyrim i një krize shumë më të thellë në mënyrën se si vetë përkufizimet e qeverisjes përfaqësuese, demokracisë dhe të kontratës sociale në shoqëri janë të varura nga interpretimi i Shteteve të Bashkuara.

Që nga 20 janar i këtij vitit, ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dëshmuar opozitën e paprecedentë kundër qeverisë nëpërmjet demonstratave, tubimeve, komenteve shprehjes kulturore. Në mënyrë të pashmangshme, këto veprimtari do të vazhdojnë derisa njerëzit ose të jenë të bindur se ato nuk do të kenë asnjë ndikim, ose derisa këto manifestime të mund të kenë sukses në arritjen e objektivave të sistemit të lirë dhe të drejtë që mund të sigurojë për nevojat e atyre që në mesin tonë janë më pak të pafatë.

Rëndësia e historisë afro-amerikane

Gjatë të gjithë ekzistencës së saj prej 240 viteve, Amerika nuk ka qënë asnjëherë një vend me demokraci të ndjeshme. Përpara shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në vitit 1776 ekzistonin trembëdhjetë koloni të kontrolluara nga Britania e Madhe.

Megjithatë, edhe fuqitë e tjera evropiane kërkonin gjithashtu të kishin dominancë mbi territoret që tani njihen si Amerika e Veriut. Po kështu, edhe Franca dhe Spanja kishin koloni të rëndësishme në këtë rajon të Hemisferës Perëndimore ku ata kërkonin të merrnin kontrollin e tokës dhe burimeve të popullit indigjen të Amerikës së Veriut.

Natyrisht, pasardhësit e sistemit kolonial britanik arritën të dilnin fitimtarë duke dëbuar agjentët direkte të Kurorës mbretërore dhe vendosën atë që e asokohe e përshkruanin si një “Republikë Demokratike”. Megjithatë, kjo republikë nuk ishte kurrë demokratike. Në fazën e saj fillestare, gjatë fund të shekullit 18 dhe dekadave  të para të shekullit të 19, u bë zhvendosja e amerikanëve vendasë duke përdorur forcën në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë është shënuar edhe një rritje e shpejtë e importimit dhe skllavërimit të popullit afrikan.

Kontributet e Malcolm X dhe përpjekjet globale për liri

Më shumë se njëzet vjet më parë, në ShBA u shfaq një film me tipare biopsine, i cili nuk kishte si tematikë shqyrtimin e aspekteve kryesore të ngjarjeve sociale dhe historike të cilat e fusnin Malcolm X brenda kornizave të një prej figurave kryesore të shekullit të 20-të. Është e rëndësishme që të parashtrojmë faktin se Malcolm X dhe vëllezërit e motrat e tij kanë lindur të gjithq në një mjedis politik.

Prindërit e Malcolm X-it, Earl dhe Louise Little ishin të dy anëtarë aktivë të Shoqatës Universale të Përmirësimit të njerëzve me ngjyrë  dhe Ligës së Komuniteteve Afrikane (UNIA-ACL) të themeluar nga Marcus Garvey dhe Amy Ashëood Garvey në vitin 1914 në ishullin e Karaibeve, Xhamajkë. Garvey e kishte organizuar shoqatën fillimisht në Karaibe, në Amerikën Qendrore dhe Londër para se të vendosnin ta fillonin aktivitetin edhe Shtetet e Bashkuara në vitin 1916.

Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa ku prindërit Malcolm u njohën. Konferenca e vitit 1919 UNIA-ACL ka pasur një i rëndësi thelbësore dhe paraqet një pikë kthese të një rritjeje të shpejtë të organizatës.

“Ndikimi Garvey vazhdoi të rritej sidomos në periudhën e viteve 1919 deri në vitin 1922, kur ai u padit, u përndjek penalisht dhe dënuar me akuza false federale të mashtrimit.”

Gjatë të njëjtit vit, trazirat në lidhje me diskriminimin racial kishin shpërthyer në të gjithë ShBA-në, e cila ishte karakterizuar si Red Summer, Vera e Kuqe. Ndër trazirat më të dhunshme janë shënuar shpërthimet që ndodhën në Çikago. Konfliktet u ndezën edhe më shumë ndërmjet afro-amerikanëve dhekomuniteteve të bardhë që nga 27 korriku deri në 3 gusht. Rregulli u rivendos më në fund pas krijimit të milicisë së shtetit të Illinois dhe pasi shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë prona është shkatërruar. Është vlerësuar se 1,000 Afro-amerikanët janë djegur nga shtëpitë e tyre nga të bardhët raciste gjatë trazirave.

Periudha e Luftës së Parë Botërore ka parqitur një periudhë të një transofmimi rrënjësor të situatës botërore. Vetëm në vitin e fundit të kësaj lufte, ShBA-ja vendosi që të pëfshihej individualisht në një konflikt monumental dhe të paprecedent, i cili në të vërtetë ishte një luftë e fuqive imperialiste në rritje të cilat kërkonin të merrnin kontrollin e burimeve në mbarë botënn.

Mamaja e e Malcolm X, Louise Little shkroi disa artikuj në gazetën e asaj kohe të UNIA, The Negro World, e cila u themelua në vitin 1919. Kjo gazetë shpërndahej në të gjithë Amerikën Veriore, në Karaibe, në evropë dhe në kontinentin  Aftikës. Ndikueshmëria e Garvey vzhdooi të rritej me vrull në periudhën nga viti 1919 deri më 1922, kur ai u ndalua, arrestua dhe u dënua pëër krime federale të mashtrimit.

Ishte prokuroria e përgjithshme e shtetit të New York, që më pas do të njihej si Byroja Investigative (apo siç njihet gjërësisht FBI-ja) e cila formësoi çështjen kundër liderit panamezo-afrikan. Pas dënimit të tij në vitin 1923, Garvey kaloi disa javë në burgun Tompsdhe më pas u la i lirë me liri të kufizuarë. Ai vazhdoi me organizimin e UNIA-ACL deri në vitin 2015 kur u riburgos në një burg tjetër për dy vite. Më pas, në vitin 1927 ai u depërtua nga New Orleans për në Xhamaika dhe nuk u kthye më kurrë në Shtetet e Bashkuara.

Vazhdimi i racizmit dhe kolonizimit

Izolimi dhe racizmi institucional ishte tërësisht i përligjur në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 1920 si në Jug ashtu edhe në Veri. Megjithatë ishte pikërisht kjo periudha kur lëvizja masive filloi në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe kulturore.

Në atë që njihet gjerësisht si “Rilindja e Harlemit”, afrikano-amerikanët u angazhuan në migrim masiv nga pjesa rurale jugore për në pjesën urbane në veri dhe në perëndim; miliona prej tyre i bashkuan me UNIA-s; shkruajtën fletushka, libra, pjesë teatrale dhe kompozime muzikore; krijuan dhe zhvilluan organizata masive dhe shoqëri letrare; hynë në politikaë në krahut e majtë të partisë socialiste dhe komuniste; dhe luftuan fuqishëm dhunën dhe racizminn e shpallur haprazi dhe u ngritin kundër tyre gjatë çdo dite.

Malcolm X lindi në Omaha të Nebraskës në vitin 1925. Ai ka treguar se shtëpia  e prindërve të tij në të cilën u rrit u dogj nga Klani Ku Klux Klan për shkak se babai i tij ishte aktiv në UNIA. Më pas familja e tij u shpërngulën në Milwaukee, Wisconsin dhe në fund u vendosën në Lansing, Michigan.

Earl Little ka përjetuar episode të njëpasnjëshme të përplasjeve me autoritetet e racës s bardhë në zonën e Lansing. Ai vendosi të ndërtonte një shtëpi për familjen e  tij, në një lagje e cila ishte e ndaluarë për afro-amerikanët. Dhe kështu edhe një herë tjetër atij ia dogjën shtëpinë. Më pass ai u vra dhe u gjet i vdekur në një një rrugë automobilistike në vitin 1931. Familja e tij shprehet se ata mendojnë se vrasësit kanë qënë ose nga Klani Ku Klux Klan ose nga Black Legion, i cili ishte një grup para-militar i formuar nga industriaistët vendas në mënyrë që të parandalonin zhvillimin e afro-amerikanëve dhe organizimin e punëtorëve.

“Malcolm është shprehur se shtëpia e prindërve të tij u dogj nga Klani Kin Klux për shkak të aktivizmit të babait të tij në UNIA.”

Gjatë viteve 1930, familja Little ka përjetuar shumë vështirësi, kur Shtetet e Bashkuara ishte e zhytyr thellë në Depresionin e Madh. Louise Little filloi të kishte probleme psiqike, deri sa në fund u mbyll në istitucionet përkatëse. Familja u shkatërrua e tëra, kështu që Mancolm u  rrit për shumë kohë në shtëpitë e birësimit.

Në vitin 1941, Malcolm u transferua në Boston për të jetuar me motrën e tij të madhe, Ella Collins, të bijën e Earl Little me bashkëshorten e tij të parë. Ishte kjo perudha kur ai filloi të bënte punë të ndryshme të rëndomta derisa në fund ai u bë pjesë e aktiviteteve kriminale.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai punooi si kamarier në trenat e unazës përreth bregut lindor. Ai u shpall i paaftë për të marrë pjesë në shërbimet ushtarake duke qënë se ai i tha komisionit të zgjedhjes së të rekrutuarve se mezi priste të merrte në dorë armën që të qëllonte personin e parë të bardhë që do t’i dilte përpara.

Megjithatë, në vitin 1946, Malcolm dhe shoku i tij, Malcolm Jarvis, të shoqëruarë edhe me dy vajza të reja të bardha ishin implikuar në një rrjet vjedhjesh. Malcolm ang Jarvis u dënuan dhe u dërguan në një burg shtetëror në Massachusetts.

Malcolm Little u konvertua në Islam ndërsa shërbente kohën e tij në burg. Ishin vëllezërit e tij ata që u përpoqën ta afronin me Nation of Islam, të udhëhequr në atë kohë nga I nderuari Elijah Muhammad, NOI u formua fillimisht në Detroit nga W.D. Fard Muhammad in 1930. Fard u largua nga qyteti më 1934 duke krijuar një problematikë në fuqinë drejtuese të organizatës. Në fund, Elijah Muhammad u vendos në Chicago dhe pati mundësinë të krijonte një organizatë me ndjekës nga e gjithë Amerika, përfshirë edhe Detroit.

Pasi doli nga burgu në vitin 1952, Malcolm, që në atë kohë filloi të njihej si X u vendos për të jetuar në Inkster dhe Detroit. Atje ai u emërua si Këshilltar i Ministrit në Temple Number One të qytetit.

Atje ai ka punuar punë të ndryshme, duke përfshirë edhe pozicionin si shitës në një mobileri dhe pozicionin e punëtorit në një fabrikë automobilësh. Gjatë kohës së tij të lirë ai merrj me aktivitetet e NOI. Më pas ai u dërgua në Boston, ku në vitin 1953 ai u bë përfaqësuesi i Temple të atij qyteti. Ndërsa në vitin 1954 ai u emërua si përfaqësues i Temple 7 në Harlem.

Kryengritjet e pas Luftës së Dytë Botërore dhe anti-kolonitë

Menjëherë pasi përfundoi Lufta e Dytë Botërore filloi lufta kundër imperializmit duke përdorur gjithë fuqinë e mundshme. Territore të shumta në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine kanë dëshmuarë rritjen e lëvizjeve liberale, shumica e të cilave janë drejtuar nga partitë komuniste.

Më vitin 1945, në Vietnam dhe Kore, partitë komuniste në bashkëpunim edhe me forcat e tjera progresive morrën në dorë pushtetin. Më vnë, në tetor të vitit 1949 Partia Komuniste në Kinë fitoi kontrollin mbi këtë shtet të madh të Azisë.

Po kështu, në vitin 1949 Kwame Nkrumah dhe ndjekësit e tij krijuan Partinë e Mbledhjes së Polullit (CPP) në koloninë Britanike të Afrikës Perëndimore dhe Gold Coast. Pas një periudhe dy vjeçare, kur Nkruman u burgos nga kolonistët u la i lirë në vitin 1950 dhe në vitin 1957 bëri një koalicion me qeverinë duke ecur kështu drejt pavarësisë.

Më 6 mars të vitit 1957, gjatë cermonisë së Ditës së Pavarësisë së Ganës, Nkrumah është shprehur se “Pavarësia e Ganës është e pavlefshme nëse kjo pavarësi nuk lidhet me pavarësinë e së gjithë Afrikës.” Ky këndvështrim i tij u përhap në të gjithë botën afrikane duke ndikuar Malcolm X dhe Nation of Islam, si dhe shumë lëvizje të tjera të të drejtave civile.

Vetëm dy vjet përpara se të arrihej pavarësia e Ganës ndodhën dy ngjarje shumë të rëndësishme: Konferenca Bandung në Indonezi dhe Bojkoti i Autobuzëve Montgomery në Alabama. Ishin këto evente që sinjalizuan rriten e ndërgjegjësimit dhe dëshirën për bashkim kombëtar të popujve të pushtuarë si brenda Shteteve të Bashkuara ashtu edhe në vendet e tjera ndërkombëtarisht.

Malcolm X mbeti i impresionuar nga Konferenca Bandung, e cila bashkoi shtetet e reja që kërkonin pavarësinë në Afrikë dhe Azi. Ai i referohej shumë shpesh këtij bashkimi historik si një udhëzues në marrëdhënie me kërkesat e popullit afrikano-amerikan.

Bojkoti i autobuzëve Montgomery në vitet 1955-56 përfshiu edhe Dr Martin Luther King, duke i dhënë një rëndësi kombëtare dhe botërore. Uniteti i paraqitur nga popullësia Afrikano-Amerikane në Montgomery ka frymëzuar shumë atë që në të ardhmen do të bëhej e njohur si Lëvizja për të Drejtat Civile.

Në fundin e viteve 1950, Malcolm X dhe Nation of Islam në bashkëpunim me Konferencën Udhëheqëse të Kristianëve Jugorë (SCLC) të bashkëformuar nga dr. King përfaqësonin në një këndvështrim të përgjithshëm dy krahët e lëvizjes për liri të arfikano-amerikanëve. King vendosi të mbante një qëndrim paqësor gjtë luftës së tij kundër arrestimit të paligjshëm dhe për integrimin e akomodimit publik në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Malxolm X dhe Elijah Muhammad dhe NOI mbështeten vetë-mbështetjen, shtetësinë e pavarur dhe vetë-mbrojtjen. Edhe pse, NOI është etiketuarë si e dhunshme nga mediat korporative dhe qeveria federale, ata asnjëherë nuk ka bërë thirjje dhe nuk kanë marrë pjesë në rebelime masive dhe konflikte të armatosura për të arritur objektivt e tyre.

“Në fundin e viteve 1950, Malcolm X dhe Nation of Islam në bashkëpunim me Konferencën Udhëheqëse të Kristianëve Jugorë (SCLC) të bashkëformuar nga dr. King përfaqësonin në një këndvështrim të përgjithshëm dy krahët e lëvizjes për liri të arfikano-amerikanëve.”

Gjatë fundit të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960 NOI, vazhduan të këmbëngulnin se ajo ishte një organizatë fetar dhe jo një organizatë politike. King dhe SCLC e kanë paraqitur veten si një lëvizje shoqërore që kërkon të ketë ndikueshmëri në rendin politik në një drejtim progresiv.

Gjatë vitin 1960, sektori studentor në komunitetin afrikano-amerikan u zhvendos në pararojë të luftës me formimin e Komitetit Koordinues Student Jo të Dhunshme (SNCC) në prill të atij viti. SNCC u zhvillua nga lëvizja e qëndresës duke filluar më 1 shkurt, e cila më pas u përhap shpejt në të gjithë Jugun dhe Veriun. Të rinjtë kërkuan që të angazhohen në mosbindjen civile për të hedhur poshtë atë që nihej si arrestim i përligjur, në këndvështrim të përkundërt me qasjen legalistike të Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Popullit Me Ngjyrë (NAACP), e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen e Brown v. Rastin Topeka në maji të vitit 1954, se goditi vendimet të veçanta por të barabarta për të justifikuarë arrestimet e paligjshme në strehimet publike që nga Plessy v. Ferguson të vitit 1896.

SCLC është udhëhequr nga ministrat e jugorë afrikano-amerikanë, megjithëse gra të këtilla si Ella Baker, e lindur në Virginia e cili kishte shërbyer fillimisht si drejtoreshë ekzekutive, dhe Septima Clark, pioniere e edukimit të votuesve nga Karolina e Jugut, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë organizim. Ishte Baker ajo e cila kishte inkurajuar të rinjtë në konferencën e themelimit të SNCC në Universitetin Shaw në Karolinën e Veriut për të formuar organizatën e tyre të pavarur dhe autonome.

Deri në vitin 1961, SNCC kishte arritur të krijonte një staff të stabilizuarë që punon me orë të plota në të Drejtat Civile. Organizatta mori përsipër Marshimet e Lirisë në pranverën e këtij viti, pas Kongresit të Barazisë Raciale “CORE” ishte detyruar të tërhiqej për shkakt të represionit në Jug.

Malcolm X dhe Dr. King mbetën të mahnitur nga roli që kishin luajtur deri në ato momente studentët. Ata kishin mundur të hynin në territore në Jug ku terrori racial kishte ngulitur firkë dhe tmerr. Në qytete rurale si Mississippi, Georgia, Alabama dhe Tennessee, SNCC u përpoqën që të inkurajonin dhe organizonin njerëzit lokalë që të bëheshin udhëheqës të kësaj lufte kundër arrestimeve dhe mohimit të ekskluzivitetit.

Edhe pse Malcolm X e vlerësonte guximin e udhëheqësve të studentëve, ai vinte në pyetje taktikat e tyre dhe u kërkoi atyre që të qartësonin objektivat e përgjithshme të lëvizjes. Gjatë një debati të zhvilluar në vitin 1961 me James Baldëin, novelistin, eseistin, dramaturgun dhe intelektualin publik, të transmetuar gjatë WBAI në New York City, Malcolm X është shprehur se në qoftë se qëllimi i lëvizjes së rezistencës është liri, drejtësia dhe barazia për afrikano-amerikanët atëherë ai është i gatshëm ta mbështesë. Malcolm X shkoi aq larg sa u shpreh se në qoftë se integrimi mund të sjellë liri, drejtësi dhe barazi, atëherë ai mund ta mbështesë këtë lëvizje. Megjithatë, më vonë ai theksoi se nuk besonte se integrimi mund t’i sillte liri popullit afrikano-amerikanë dhe në qoftë se ajo nuk mund ta arrinte këtë qëllim, atëherë njerëzit duhet të largohen nga kjo lëvizje.

“SNCC u përpoqën që të inkurajonin dhe organizonin njerëzit lokalë që të bëheshin udhëheqës”

Komente të ngjashme ishin bërë edhe gjatë një leksioni në Brown University më 11 maj të vitit 1961, kur Malcolm X theksoi se: “Jo, ne nuk jemi kundër njerëzve të bardhë, por nuk kmi kohë tashmë të merremi me njerëzit e bardhë. Njerëzit e bardhë tashme i kanë arritur majat, ata janë udhëheqësit për momentin… Ata tashmë janë qytetarë të klasit të parë. Kështu që është humbje kohe që të flisni rreth njerëzve të bardhë. Ne duhet të punojmë në të mirë të njerëzve tanë.” (Associated Press, Shkurt. 5, 2012)

Nacionalizmi dhe internacionalizmi i Malcolm X është pasqyruarë që në edicionet e para të gazetës Muhammad Speaks, e cila e ka bërë publikimin e parë në maj të vitit 1960. Në fillimet e saj njihej si “Mr. Muhammad Speaks,” dhe nëntitulli ishte: “Militanti i përmuajshëm i dedikuar drejtësisë për njerëzit me ngjyrë”.

Në brendësi të këtij numri të parë gjendet një artikull i zgjatur mbi një udhëtim të të nderuarit Elijah Muhammad në vende të ndryshme të shteteve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme gjatë vitit 1959. Malcolm X e kishte shoqëruar Elijah Muhammad gjatë turit të tij në Turqi, Arabinë Saudite, Sudan, Gana dhe Egjipit. Në artikull thuhet se gjatë këtij turi u hodhën poshtë të pavërtetat që qarkullonin në Shtetet e Bashkuara se NOI dhe afrikano-amerikanët nuk pranoheshin gjërësisht në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Një tjetër reportazh i rëndësishëm nën titullin “Garvey Kishte Prashikuarë të Tashmen” merr në kronikë punën e liderit të UNIA-ACL gjatë viteve 1920 dhe më pas përqëndrohet tek lëvizjet anti-koloniale që po ngriheshin në të gjithë Afrikën. Në këtë artikull të shkruarë me mendjemprehtësi bashkëngjiten edhe foto të Kwame Nkrumah dhe Marcus Garvey.

Ndërsa në një tietr artikull nën titullin “Afrika po përparon drejt lirisë” dhe me nëntitull “Revolta e Orgjinalëve – Shqetësimi i Kolonialëve” e cila përfshin një analizë të luftrave për liri të kombeve të ndryshme gjatë një periudhe kohore pesë vjeçare. Gjenden të analizuara ehe diskutimet rreth situatave në Kamerun, Bregun e Fildishtë, Gana, Benini, Volta e Sipërme, Sudani, Mauritania, Senegali, Mali dhe territore të tjera.

Lidhja lëvizjeve të pavarësisë me gjendjen e popullit afrikano-amerikanë u bë e qartë në një artikull mbi brutalitetin e policisë. Raporti shkruan rreth një gjykimi civile duke përfshku përfshihet edhe dhuna e policisë Neë York e Johnson Hinton në vitin 1957. Ky incident kishte potencialin për të shkaktuar një rebelim në  të gjithë qyteti. Ndërhyrja e Malcolm X për tërheqjen e 2.000 anëtarëve të NOI dhe organizatave të tjera nacionaliste nga protestat në rrugë u vlerësua si një element i rëndësishëm i shmangjes së trazirave.

“Të gjitha kërcënimet kundër Malcolmit nga personeli i i ligj-zbatuesve ishin përgatitur që në fund të viteve 1950.”

Më pas, gjatë viteve pasardhëse ndodhi një tjetër ngjarje që përfshinte policinë e Neë Yorkut dhe Elmhurstin Lindor, ku Malcolm X dhe John X, që në atë kohë ishin ndër dy myslimanët më të njohur të qytetit i kishin shtëpitë të rrethuarë nga forcat policore. Gratë e tyre u morrën nën vëzhgim për një kohë të caktuarë, ndërsa antarë të tjerë të NOI që jetonin në katet e poshtme ranë viktima të ndalimeve të paligjshme dhe dhunës së policisë.

Në faqen 13 të një reportazhi me titull “Ekspozimi i Brutalitetit të Policisë”, në një pjesë të artikullit citohet Malcolm X duke thënë se “Ku dhe në çfarë situatash mund të gjendet një situatë në botë kur një polici çnjerëzore ka lirinë që të hyjë pa mandate nëpër shtëpi, zyra të besimeve të caktuara fetare, të thyejë dyer, dritare dhe orenditë shtëpiake dhe të kërcënojnë jetët e grave shtatëzëna dhe fëmijëve dhe të rrezikojnë jetët e tyre duke qëlluar me armë drejtpërsëdrejti në shtëpitë e tyre? Kjo gjë num mund të ndodhë në asnjë vend të botës, përveçse në një lagje zezakësh në Amerikë.”

Policia e kishte kërcënuar disa herë Malcolmin. Në një pjesë tjetër të po të njëjtit artikull thuhet se Harry Buffins ka dëshumar në një gjyq civil në lidhje me çështjen e vitit 1957 në të cilën një oficer policor duke e parë në sy Malcolmin i thotë “duhet t’ia thyejmë kokën këtij bastardi duke qënë se ai është lideri.”

Pikërisht për këtë arsye, të gjitha kërcënimet kundër Malcolmit nga personeli i i ligj-zbatuesve ishin përgatitur që në fund të viteve 1950. Ngjarje të këtilla të ngjashme, ku policët kanë trajtuar brutalisht antarë të tjerë të NOI janë përjetuar edhe në vende të tjera përveçse në New York. Një nga këto ngjarje, që fitoi edhe shumë popullaritet ishte ngjarja e prillit të vitit 1950 në Los Angeles, gjatë së cilës mbeti i vrarë sekretari i shtatë i xhamisë, Ronald Stokes. Duke mrrë parasysh këtë incident, Malcolm vendosi të shkonte në Los Angeles për të organizuarë një tubim masiv si kundërpërgjigje të vrasjes së Stokes, të plagosjeve dhe dëmtimeve të antarëve të tjerë tëë NOI, si dhe për akuzat e rreme që iu veshën atyre.

Një shtyllë e mbështetjes nga segmente të gjera të komunitetit afrikano-amerikan kanë shërbyer për të rritur ndikimin e NOI dhe Malcolm X. HetimI mjeko-ligjor shpalli vdekjen e Stokes në duart e policisë si të justifikueshme. Malcolm ishte zemëruar nga ky vendim dhe kërkoi që të luftonte vendimin përmes veprimit civil në gjykatat në Kaliforni. Më vonë ai u thirr për në Los Angeles nga Elijah Muhammed.

Ajo ishte këto ndryshime në përqasjen dhe stilin e punës që më tej do t’i përkeqësonte tensionet mes Malcolmit dhe selinë e NOI-it Chicago. Me 5 dhjetor 1963, Malcolm X u detyrua nga Muhammedi që të mos pronocohej për nëntëdhjetë ditë për shkak të vërejtjeve që ai bëri në lidhje me vdekjen e Presidentit John F. Kennedy. Gjatë një periudhe pyetje dhe përgjigje në Qendrën Manhattan më 1 dhjetor, Malcom vuri në dukje faktin se SHBA kishte qenë i përfshirë në vrasjen e udhëheqësve të tjerë të dhjetorit, duke dhënë shembullin e kryeministrit kongolez, Patrice Lumumba i cili u vra në kujdesin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA ) në janar 1961. Malcolm tha se vdekja e Kennedy ishte një rast i “pulave që vijnë në shtëpi për t’u pjekur.”

Deri në mars të vitit 1964, Malcolm X kishte shpallur largimin e tij formal nga NOI. Ai pastaj formoi Xhaminë Myslimane, Inc dhe më vonë Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan (OAAU), pasi ai u kthye nga Haxhi në Mekë dhe një turne të gjerë në disa shtete të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. Në Gana, gjatë muajit maj 1964, Malcolm i është drejtuar një audience të madhe në Universitetin në Legon, duke vlerësuar udhëheqjen politike të Presidentit Dr. Kwame Nkrumah dhe duke i bërë thirrje për bashkimin e afrikanëve dhe afrikano-amerikanëve.

“Malcolm tha se vdekja e Kennedy ishte një rast i pulave që vijnë në shtëpi për t’u pjekur.”

Pas kthimit në ShBA, në fund të qershorit 1964, OAAU u shpall në Ballroom Audubon në seksionin e Washington Heights të Manhattanin e Sipërm. Malcolm shpejt e la vendin sërish në korrik për të bërë një apel të drejtpërdrejtë në Organizatën e Unitetit (OAU) Samitin e Dytë të Afrikës të zhvilluar në Kajro, Egjipt.

Në një memorandum tetë faqesh që qarkullonte tek Bashkimi Afrikan, udhëheqësit-e-shtetit në Kajro, sipas të cilit Malcolm X ka thënë se: “duke qënë se, 22 milionë prej nesh e kanë origjinën afrikane, të cilët tani ndodhen në Amerikë, jo me zgjedhje, por vetëm për shkak një aksident mizor në historinë tonë, ne besojmë fuqishëm se problemet afrikane janë problemet tona dhe problemet tona janë probleme afrikane. Ne gjithashtu besojmë se si krerët e shteteve të pavarura të Afrikës ju jeni barinjtë e të gjithë popujve të Afrikës kudo, qoftë ata janë ende në atdhe këtu në kontinentin mëmë, por dhe ata që janë të shpërndarë.”

Në të njëjtin dokument ai ka vazhduar kështu: “Disa udhëheqës afrikanë në këtë konferencë kanë lënë të kuptohet se ata kanë mjaft probleme këtu në kontinentin mëmë, pa qënë e nevojshme të shtohet edhe problemi i afro-amerikanëve. Me gjithë respektin e duhur për pozicionet tuaja të larta, unë duhet t’u kujtoj të ve ju që Bariu i Mirë do të largohet nga nëntëdhjetë e nëntë dele të cilët janë të sigurt në shtëpi për të shkuar në ndihmë të atij që është i humbur dhe ka rënë në kthetrat e ujkut imperialist. Ne në Amerikë jemi vëllezërit dhe motrat tuaja të humburë për një kohë të gjatë dhe unë jam këtu vetëm për të ju kujtuar se problemet tona janë problemet tuaja. Ashtu si sot afrikano-amerikanët janë ‘zgjuar’, ne e gjejmë veten në një vend të huaj që na ka refuzuar dhe, si djali plëngprishës, ne po u kthehemi tanë më të mëdhenjë për ndihmë. Ne lutemi lutjet tona nuk do të biejnë në vesh të shurdhër. Ne u morëm me forcë në pranga nga ky kontinent nënë dhe tashmë kanë kaluar më shumë se treqind vjet në Amerikë, duke vuajtur format më çnjerëzore të torturave fizike dhe psikologjike të imagjinueshme.”

Impliki i trashëgimisë së Malcolm X në shekullin 21

Sigurisht ishin përpjekjet e bashkuara të OAAU si në përshpejtimin e luftës nacionalçlirimtare të popullit afrikano-amerikan në ShBA, së bashku me një përpjekje rigoroze për të ndërkombëtarizuar lëvizjen për liri të plotë, që të vendosnin komplotin për të vrarë atë në lëvizje. Në shumë vlerësime historike të vrasjes së Malcolm X pretendimet e përgjegjësisë çojë direkt udhëheqësve pakënaqur të NOI-t.

Megjithatë, mijëra e mijëra dokumente të FBI-së ilustrojnë shkallën në të cilën Malcolm X ishte nën vëzhgim nga qeveria e SHBA-së nga koha e udhëheqjes së tij brenda NOI-t për themelimin e dy organizatave MMI dhe OAAU. Si rrjedhojë, autoritetet do të ishte jo vetëm në dijeni të ndonjë komploti brenda NOI-it për vrasjen e tij dhe për këtë arsye vendos këtë agjenci në një pozicion për të ndaluar atë dhe për të ndjekur penalisht autorët.

Një faktor tjetër i përfshirë në këtë skenar është pretendimi nga Malcolm në një konferencë për shtyp të mbajtur në Audubon më 15 shkurt, 1965, më pak se dy ditë pasi shtëpia e tij u bombardua në orët e para të mëngjesit të 14 shkurt Malcolm vuri në dukje se disa anëtarë të NOI kishin ardhur tek ai gjatë viteve me rrëfimet për të qenë informatorë dhe policë. Ai tha se “lëvizja e myslimanëve me ngjyrë ishte plot me policë.”

Këto mësime nga vitet 1950 dhe 1960 kanë ndikim të madh në situatën politike të cilame të cilënt përballemi sot si afrikano-amerikanët, popujve të shtypur në Amerikën e Veriut dhe të klasës punëtore në tërësi. Sistemi kapitalist e ka ezauruar kapacitetin e tij për të mundësuar një standard të denjë të jetesën për dhjetra miliona njerëz. Ky realitet i administratës Trump dhe racizmin i saj ideologjik dhe seksizmi janë një manifestim i paaftësisë së klasës sunduese për të akomoduar në rritje popullatat e popujve të ngjyme ngjyrë të cilët kërkojnë të drejta të plota politike dhe barazinë ekonomike.

Megjithatë, varfëria sa vjen dhe shtohet në Shtetet e Bashkuara dhe mirëqenja po ngushtohet gjithnjë e më shumë vetëm në elitën më të lartë të shoqërisë. Asnjëra prej partive politike kapitaliste të orientuara tek korporatat nuk kanë shprehur ndonjë synim për të përmirësuar çekuilibrimin e pasurisë dhe statusin social që ndodhemi deri më tani. Të dy kandidatët për president, Hillary Clinton, që dështoi dhe Donald Trump, presidenti i zgjedhur nga Kolegji Zgjedhor janë të mbytur deri në fyt me para.

Miliona njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar që në ditët e para të administratës Trump dhe me mijëra të tjerë kanë bllokuarë aeroportet si kundërpërgjigje të ndalimit që iu bë ve nga shtatë shtetet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Çështja ka shkuarë në fushën e gjykatave federale, ku një gjyqtar në Washington ka vendosur një urdhër të përkohshëm kufizues në mënyrë ekzekutiv të administratës Trump që ndalon vizitorët dhe banorët e përhershëm që të hyjnë në SHBA.

Këto ngjarje janë duke u zhvilluar të ndërlidhura edhe me me një përshkallëzim të tensioneve racore në vend ku përfshihen edhe vrasje të pazgjidhura nga ligjzbatuesit dhe vullnetarët të afrikano-amerikanëv. Aktet flagrante të represionit policor janë bërë shkak për disa rebelime urbane dhe mijëra demonstratave masive që nga viti 2013. Duke arritur nivelin e trazirave politike, trazirat në Ferguson, Baltimore, Dallas, Milwaukee dhe Charlotte do të shërbejnë si paralajmërime të gradë më të madhe të konfliktit të ardhshëm social. Përshkallëzimi përsa i përket trazirave racore u zhvillua në kuadër të administratës së mëparshme të presidentit Barack Obama, ku shtypja specifikish dhe në mënyrë të veçantë e afrikano-amerikanëve u injoruan në mënyrë rutinore. Editorialet e ndryshme të gazetave të publikuara në Evropë dhe rajone të tjera gjeo-politike e kanë vënë re se Amerika nuk është aspak një shoqëri post-racore dhe nuk e ka lënë racizmin në të shkuarën.

“Sistemi kapitalist e ka ezauruar kapacitetin e tij për të mundësuar një standard të denjë të jetesën për dhjetra miliona njerëz”

Përsëri shohim se ka rilindur një dallgë e re e ndërkombëtarizimit të lëvizjes kundër racizmit dhe neo-fashizmit. Për shembull, në Britani kanë filluar demostratat për të mos lejuar një vizitë të mundshme të presidentit të ri Trump. Kjo problematikë është diskutuar edhe brenda parlamentit britanik kur kryetari parashtroi mundësinë e vizitës së tij në Parlament.

Pesë dekada më parë, Malcolm X kishte arritur të parashikonte problemet me marrëdhëniet mes racave të ndryshme dhe dështimit të integrimit të emigrantëve në Bashkimin Evropian, BE gjatë një vizite që ai kishte bërë në Francë dhe në Britaninë e Madhe gjatë viteve 1964 dhe 1965. Në fillimet e vitit 1965 atij iu ndalua hyrja në Francë. Në lidhje me këtë, Malcolm është shprehur se sipas tij implikimet nga personeli doganor francez për ta ndalur atë ishin bërë të gjitha me mbështetjen e qeverisë së SHBA-së nën presionin e Presidentin demokrat Lyndon B. Johnson.

Me anë të luftrave të tyre ekonomike dhe ushtrake kundër popujve të Afrikës dhe Azisë, Shtetet e Bashkuara kanë krijuar krizën më të madhe humanitare të refugjatëve në të gjithë historinë e botës. Më shumë se 75 milionë njerëz janë detyruarë të largohen nga vendbanimet e tyre për shkak të luftrave të pushtimit dhe genocideve kundër pupujve të Irakut, Afganistanit, Sirisë, Somalisë, Sudanit, Jemenit dhe Palestinës.

Kërkesat e popullit palestinez janë hequr qëllimisht nga radari i arenës ndërkombëtare, duke e zëvendësuar këtë problematikë me diskutime të pandërlidhura rreth rivitslizimit të vendbanimeve heraike dhe rivendosjen e kryeqtetit nga Tel Avivi në Jeruzalem. Si mund të arrihet një paqe e përgjithshme në Lindjen e Mesme pa u arritur pavarësia e Palestinës, me territoret e pushtuara të Kodrave Golan në Siri dhe qëndrimi i politikave imperialiste të Pentagonit dhe NATO-s, të cilat rezultojnë në shkaktimin e vdekjes së milionave gjatë katër dekadave të fundit?

Fushatat e brendshme kundër racizmit, seksimit dhe diskriminimit nacional duhet të lidhen me lëvizjet anti-luftarake dhe anti-imperialiste. Nuk duhet të bëhet kurrësesi kompromis me Pentagonin, i cili është një makineri e krijimit të luftrave, pavarësisht premtimeve për punë dhe për mundësi biznesesh të bërë nga administratorë të njëpasnjëshëm kundrejt popullit të Shteteve të Bashkuara. Buxheti për këtë luftë ka shteruar burimet e familjeve të thjeshta punëtore për të paktën gjysmë shekulli, por edhe më shumë. Nga lufta e Vietnamit deri tek luftrat aktuale të përhershme në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore dhe kontinentin afrikan ato i largojnë burimet të cilat mund të zgjidhen problemet sociale të cilat po përkeqësohen akoma më shumë në Amerikë.

Për më tepër, luftrat e shkatërrimit, pushtimit dhe genocidet sollën më shumë urrejtje kundrejt klasave udhëheqëse në shumë shtete imperialiste në Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. E ardhmja nuk mund ta konceptojë stabilitetin nëse dominanca globale e imperializmit vazhdon më tej. Sulmet e Trumpit mbi popujt nga Afrika dhe nga vendet e Lindjes së Mesme janë haptazi një vazhdimësi e luftës tregtare që i k lënë shoqëritë të shkatërruara me zhvillime të përgjithshme të shkatërruara.

Ndërgjegjësimi dhe aktivizmi i njerëzve brenda Shteteve të Bashkuara duhet të mështetet në një lëvizje të përkushtuar në transformimin e këtij sistemi shfrytëzues dhe opurtunist. Për këtë arsye, ata që do të marrin rolin e lidershipitnë këtë konjekturëë aktuale janë pikërisht klasat sociale dhe kombet e shtypura të cilat do të përfitonin më së shumti nga një ndryshim revolucionar.

Këto janë çështjet me të cilat ne duhet të përballemi gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Studimi jetës dhe ideve të Malcolm X mund të hedhë dritë mbi atë që është e nevojshme në vitin 2017 por edhe më tej në vazhdim. Të rinjtë, studentët dhe intelektualët duhet të jenë ngushtësisht të angazhuarë në epokën e sotme. Le të ecim përpara me optimizmin e nevojshëm dhe kërkimet shkencore dhe praktikën e domosdoshme për një fitore gjithëpërfshirëse.

Burimi : iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne