Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Financial Times ka thënë se vendi po e konsideron një ndryshim të pozicionit për emrin që të afrohemi kah NATO.

”Do të kërkoj nga Greqia të mendojë se çfarë fqinji do? Fqinj stabil, shtet mik që garanton shpresë për demokraci dhe drejtësi apo ndonjë lloj të shteteve tjera?” thotë Dimitrov në këtë intervistë.

Gjithashtu ai flet edhe për marrëdhëniet e shteteve tjera me Maqedoninë, duke precizuar se është i rëndësishëm raporti i vendit me fqinjët.

Sipas gazetës, Nikolla Dimitrov përfaqësuesve të lartë të NATO-së, sot në Bruksel do të ju theksoj se anëtarësimi në Aleancës do të ndihmoj që të qetësohet rajoni i Ballkanit pas tensioneve politike.

Duhet theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj titullit të intervistës, ngase fillimisht ishte se “Maqedonia po e shqyrton mundësinë të ndryshoj emrin për anëtarësim në NATO”.

Tani titulli është “Maqedonia po e shqyrton mundësin për shfrytëzimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO”.

26