Dinastia Bush: Vdekja e një prej destabilizuesve më të medhenj të botës

nga Myles Hoenig.

Nuk ka familje dinastish në Amerikë që ti kenë shpenzuar përqindjet e pasurive të tyre më mirë sesa familja Bush, në dëm të miliona njerëzve në mbarë botën. Me ikjen e George H. W. Bushit shohim një varg të gjatë ekspertësh, progresistësh dhe reaksionarësh që me servilizëm kujtojnë jetën dhe kohërat e Bushit, ashtu sic vepruan edhe me Ronald Reaganin.

Pritet që këta njerëz ti shohim përsëri teksa do lavdërojnë edhe Henri Kissingerin, kur ai të largohet nga kjo botë, para se të përgjigjet për krimet e tij kundër njerëzimit.

Familja Bush e fitoi pasurinë e saj me naftë dhe luftë. Gjyshi i tyre, Prescott Bush u përfshi keq në ringjalljen dhe financimin e partisë naziste në Gjermani dhe u akuzua edhe për tregti me armikun. Djali i tij Xhorxhi, i cili sapo ka vdekur, e vuri pasurinë e tij me industrinë e naftës dhe u perfshi në të gjitha llojet e aventurave, duke e dredhur sa andej këtej dhe duke bere marreveshje madje edhe kur ishte kreu i Komisionit Kombëtar Republikan dhe CIA-s.

Ai njihet me tepër për disa dështime kolosale, nëse nuk e merrni në konsideratë promovimin e djalit të tij Xhorxh W. Bushit në qendër të vëmendjes politike. Megjithëse platforma e tij ekonomike nuk ishte e kënaqshme, ai kujtohet për rolin e tij në katastrofën e kursimeve dhe huave të viteve 80 dhe fillimin e shkatërrimit të edukimit publik që do të pasohej më tej nën administratën e Obames.

Megjithatë, ishte politika e tij e jashtme me anë të së cilës ai shkëlqeu në industrinë e luftës. Lufta e tij kundër Irakut në vitin 1991 dhe destabilizimi i mëtejshëm i të gjithë rajonit vazhdob akoma edhe sot, që nga Presidenti Clinton që i pregatiti rrugën Bushit për pushtimin e dytë të Irakut deri tek vazhdimi i okupimit dhe destabilizimit nga administrata Obama.

Bush u bë i njohur gjithashtu edhe për destabilizimin e Amerikave, me marrëveshjen e tij NAFTA, e ratifikuar më vonë nën presidentin Clinton. Ky traktat ka shkaktuar një paqëndrueshmëri të madhe dhe është një faktor kryesor i krizës së emigracionit të sotëm, pasi shumë njerëz nga Amerika Latine janë prekur nga interesat e korporatave të cilat kanë shkatërruar ekonomitë lokale në rajon duke favorizuar dhe përkrahur grushtet ushtarake, ku rasti më i fundit i përkiste Hondurasit, viktimat e së cilit janë azilkërkuesit kryesorë që shkojnë sot drejt kufirit amerikan.

Sigurisht që Bushi nuk ishte ai që e nisi ozurpimin e Amerikës Qendrore nëpërmjet korporatave, por ai e përkeqësoi situatën më tej. Si për ironi, ekziston një lidhje familjare ndërmjet Bushëve dhe Uilliam Walkerit, i cili udhëhoqi një ushtri mercenare në një pushtim ushtarak të Nikaraguas në vitet 1850.


George H.W. Bush do të njihej për trajtimin që i bëri rënies së Bashkimit Sovjetik, si dhe për mënyrën se si ai organizoi Koalicionin e Vullnetit, ose siç quhej ndryshe edhe Koalicioni i Korrupsionit në pushtimin e Irakut. Për gjithcka që ai kishte bërë si president, me kalimin e kohës propaganda pro tij do ti paraqiste veprimet e tij sikur kishin qenë vërtet pozitive.

Myles Hoenig është një aktivist i vjetër për drejtësi sociale dhe politike në SHBA dhe në mbarë botën. Ai është një anëtar i Partisë së Gjelbër per te cilen ka kandiduar në disa raste./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne