Diplomatët e deportuar nga Uashingtoni mbërrijnë në Moskë

2 avionë që transportonin diplomatët rusë dhe familjet e tyre, të cilët u deportuan nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nxjerrë si arsye helmimin e ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulya, mbërritën në Moskë.

Avioni i klasit ‘Rossiya’ tip IL-96-300, që i shërben autoriteteve të larta ruse, i ngritur nga Uashingtoni, u ul në aeroportin Vnukovo të Moskës.

Edhe avioni i dytë gjithashtu mbërriti në Moskë.

Kështu që të gjithë diplomatët e deportuar nga Uashingtoni, së bashku me familjet e tyre, u kthyen në Rusi.

Në dy avionët në fjalë gjendeshin 60 diplomatë rusë dhe familjet e tyre, gjithsej 171 persona./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne