Diplomati i lartë turk pas 60 viteve në Ballkan

Ditën e Enjte, më datë 28 shtator, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar dhe drejtorit të institutit turk “Yunus Emre”, Shkodër, Zafer Këjëxhë (Zafer Kıyıcı) u realizua hapja zyrtare e ekspozitës së veprave të artit klasik të veshjes së vëllimeve të Prof. Islam Seçen.

Veprat e ekspozuara të mjeshtrit në qendrën kulturore “Yunus Emre”, i cili gjatë ekspozitës u shpjegoi të ftuarave hollësitë e artit klasik të veshjes së vëllimeve, u pëlqyen shumë.

Në fjalën e tij Ambasadori i Turqisë, Bajraktar tha:

“…Ndjej një lumturi shumë të madhe që jam në mesin tuaj sot, i ftuar nga instituti “Yunus Emre” për hapjen e ekspozitës së veprave të veçanta të artit klasik të veshjes së vëllimeve që janë punuar me shumë mjeshtri nga profesor Islam Seçen

Z. Islam Seçen është një ndër emrat shumë të dashur të artit që ndikojnë në marrëdhëniet njerëzore dhe kulturore. Ndërmjet dy shteteve  ekziston një platformë shumë e fuqishme e cila mbështet miqësia ndërmjet dy shteteve Shqipëri–Turqi që po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë. Ngjashmëria  midis popujve dhe dy kulturave, është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin politik dhe ndërkulturor të shteteve. Bashkëkombësit në Shqipëri dhe Kosovë janë bashkëkombës që ndihmuan shumë në zhvillimin dhe pasqyrimin e kulturës së dy shteteve, të cilat përbëjnë kështu një themel shumë të fuqishëm për tejçimin e këtyre kulturave.

Kur mësova së prof. Islam Seçen është një bashkëkombës i lindur në Kosovë dhe mësova se është një vlerë që pasqyron të gjitha vlerat e përbashkëta të kulturës në kontributin e tij në fushën akademike, por edhe në fushën e artit klasik të veshjeve të vëllimeve të botuara, i cili ka kultivuar dhe arsimuar shumë student në këtë fushë.  Prof. Islam Seçen është një emër i veçantë, i cili ka prezantuar shtetin tonë në shumë ekspozita, seminare, konferenca të organizuara në rang ndërkombëtar.

Dua të përcjell  falënderimet e mija në praninë tuaj ndaj profesor Islam Seçen, i cili përfaqësoj Turqinë nëpërmjet veshjeve të artit klasik përveç kontributit që dha nëpërmjet bisedës së realizuar ditën e djeshme… Falënderoj të gjithë pjesëtarët e personelit të institutit “Yunus Emre” Shkodër dhe me këtë rast festojmë bashkërisht për dy tituj çmimi “Gymush Lale” dhe çmimi i madh “Artit dhe kulturës”, i cili është dedikuar institutit “Yunus Emre”….”

Ambasadorit turk në Tiranë Z. Hidayet Bayraktar dhe Prof. Islam Seçen iu dorëzuan dhuratat e dedikuara nga Instituti “Yunus Emre”.

Arti osman i veshjes së vëllimeve, ngjalli admirim tek vizitorët e ndryshëm gjatë ekspozitës, e cila pati pjesëmarrje të dendur.

Artisti Prof. Islam Seçen i lindur në Kosovë, në vitin 1957 emigron bashkë me familjen drejt Turqisë. Pas këtij emigrimi, Seçen, i cili përfundon shkollimin në Turqi vazhdon jetën e tij artistike si diplomat i lartë në fushën e Arteve Klasike të Veshjes së Vëllimeve të Botuara.

Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e përfundon në Kosovë. Seçen, i cili edukohet në fushën e gjimnastikës që në fëmijëri, në vitin 1952 luan futboll në ekipin kombëtar të Jugosllavisë. Në vitin 1952 hyn me rezultate të larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Pejë, ku dhe studion tre vite. Në vitin 1956, me vendimin e familjes për të emigruar drejt Turqisë shkon në Stamboll dhe në vitin 1957 regjistrohet në vitin e dytë të Akademisë së Arteve të Bukura.

Seçen është student i profesorëve të rëndësishëm të asaj periudhe dhe merr mësime të artit klasik turk të veshjes së vëllimeve të botuara nga Necmettin Okyay dhe Sacid Okyay ndërsa kaligrafinë e mëson nga Prof. Emin Barin.

Në vitin 1961 diplomohet ne degën Veshje e Vëllimeve të Botuara dhe Kaligrafi. Në të njëjtin vit me kërkesë dhe lutje të Ministrisë së Kulturës themelon departamentin e Vëllimeve dhe Patologjisë në bibliotekën “Süleymaniye”.

Në vitin 1969 me ftesë të Muzeut “Gulbenkian” (Calouste Gulbenkian Foundation) së bashku me profesorin e tij Emin Barin shkon në Lisbonë-Portugali. Atje shqyrton dorëshkrimet islame të gjendura në muze dhe që ishin dëmtuar nga përmbytja e vitit 1954 duke dhënë mendimin e tij për riparimin e tyre.
Seçen, i thërritur sërish në Muzeun “Gulbenkian” në vitin 1970, qëndron në Lisbonë për një periudhë prej 10,5 muajsh duke nisur të restaurojë veprat e dëmtuara. Koleksionin Gulbenkian më të rëndësishëm në botë e restauroi në 32 vite, duke shkuar atje në periudha të caktuara.

Prof, Islam Seçen është nderuar dhe vlerësuar me çmime të larta për kontributin e tij të vyer në Artin Klasik të Veshjes së Vëllimeve të Botuara nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne