Disfata e ISIS në Siri, ankth i ri për Izraelin

Zhvillimet e fundit në Siri dhe fitoret e këtij vendi në luftën kundër ISIS dhe grupeve terroriste me ndihmën e Iranit dhe të Rusisë, janë kthyer në një ankth të ri për regjimin sionist.

Tel Avivi tani po përballe me dështimin e hidhur dhe disfatën e madhe të ISIS në Siri dhe për këtë arsye po mundohet të bëjë ndryshime në procesin e zhvillimeve të rajonit. Largimi i irani nga procesi i zgjidhjes së krizës siriane është një prej qëllimeve kryesore që ndjek regjimi sionist. Këtë e tregon edhe deklarata e fundit e kryeministrit të regjimit sionist. Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist duke akuzuar Iranin se gjoja po përpiqet të krijojë një bazë në Siri, ka thënë se aktualisht Izraeli përballet me sfida nga veriu, jugu de lindje dhe se Tel Avivi nuk do të lejojë që kjo të ndodhë. Mirëpo sfidat e izraelit në rajon janë shumë herë më të mëdha sesa ato që ka përmendur kryeministri i regjimit sionist. Është fakt se Amerika dhe Izraeli kanë dështuar rëndë në veprimet e tyre në rajon duke shpenzuar shumë nga ana ushtarake në Siri dhe sot emri i tyre është dëmtuar rëndë ndërkohë që emri i rezistencës është ngritur lart sidomos në çështjen e Palestinës. Sigurisht që ardhja në pushtet e Donald Trump, u ka dhënë shpresa regjimi sionist dhe disa regjimeve të tjera kriminale të rajonit, mirëpo kjo nuk ka ndikuar aspak në pengimin e procesit të fitores së rezistencës në Siri. Hertsi Haloi, kreu i zyrës informative ushtarake të regjimi sionist, në qershor të vitit 2016 ka thënë se Izraeli nuk dëshiron që situata në Siri të përfundojë me disfatën totale të ISIS.

Dy muaj pas kësaj deklarate, gazeta sioniste Jerusalem Post në një artikull të saj ka shkruar: Të mbash aktiv një ISIS të dobësuar është më mirë sesa shkatërrimi i plotë i tij, pasi ky grup është pika e grumbullimit të myslimanëve radikalë nga e gjithë bota. Këta persona mund të zbulohen shumë lehtë dhe prej tyre mund të merren informacione spiunazhi. Ata zakonisht mësojnë metoda shkatërrimi në Siri dhe në Irak dhe në shumë raste nuk kthehen në vendet e tre. Në skenarin më të ri, regjimi sionist duke bashkëpunuar me regjimin e Arabisë Saudite është duke shfrytëzuar potencialet dhe mundësitë për tu përballur me Iranin. Këto potenciale janë krijimi i një aleance arabe kundër Iranit, shfrytëzimi i lobeve politike dhe ekonomike për të sabotuar dhe dështuar marrëveshjen bërthamore, si dhe shfrytëzimi i mundësive për të krijuar probleme në marrëdhëniet e jashtme të Iranit. Të gjitha këto veprime tregojnë se regjimi sionist nuk dëshiron t’i jepet fund çështjes së terrorizmit dhe radikalizmit në Siri, si dhe nuk dëshiron që rezistenca të vazhdojë jetën e saj si dhe çështja palestineze të mos kthehet në çështjen primare dhe kryesore të vendeve islamike. Mirëpo tani rezistenca është forcuar dhe çështja palestineze është kthyer në çështjen e parë të vendeve islamike ndërkohë që Izraelit i janë lidhur duart dhe nuk mund të bëjë asgjë. Tani Netanjahu duke akuzuar Iranin për gjoja ndërhyrjen dhe kërcënimin e rajonit, mundohet të fshehë irritimin e tij nga kjo çështje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne