Diskriminohet muslimania në aeroportin e Romës, ajo urdhërohet të heqë hixhabin ndërsa murgeshat kalojnë lirisht

Një grua muslimane ka thënë se stafi i aeroportit e ka urdhëruar të heqë hixhabin e saj, nëse ajo donte të nisej në një fluturim nga Roma në Londër.

Aghania Adzkia po kalonte përmes sigurimit kur ishte urdhëruar nga stafi i sigurimit të aeroportit për të hequr hixhabin e saj.

Znj. Adzkia, një qytetare indoneziane e cila jeton në Londër, thotë se ka qenë shënjestër diskriminimi, duke theksuar se ajo pa murgesha që kalonin përmes sigurimit pa iu kërkaur të hiqnin zakonet e tyre.

Ajo i bëri një video të përvojës së saj në Aeroportin Ciampino në kryeqytetin italian të Romës të dielën.

Në video, oficerët duken të bindur se ata nuk do e lënë atë të kalojë nëse ajo nuk ndjek rregullat e tyre.

”Ju mund të fshihni diçka në flokët tuaj. Nëse ju nuk e hiqni atë, ne nuk e dimë nëse ka diçka brenda, në rregull? Ju nuk jeni e sigurt për ne,” thotë oficerja e sigurisë.

Megjithatë, znj. Adzkia refuzoi të heqë hixhabin e saj, duke thënë se ajo ishte duke u shënjestruar padrejtësisht.

Ajo shtoi se një oficer i sigurisë e ka zvarritur atë jashtë zonës në një “mënyrë të pahijshme”.

Pas incidentit, ajo ka postuar në mediat sociale: “Kjo është një çështje e dinjitetit dhe e të drejtave të njeriut. Për çfarë arsye më kërkojnë ata që të heq hixhabin tim?”

“Unë jam një muslimane e mbuluar, JO një terroriste!” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne