Diskutime në median gjermane: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, një ditë mund të mbetet vetëm qeveria

Të shumta kanë qenë mediat ndërkombëtare që kanë trajtuar temën e protestës së studentëve në Shqipëri. Walter Glos, drejtues i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri është intervistuar nga radio publike gjermane “Deutschland Fun”.

Aty Glos ka treguar arsyet e protestës së studentëve, që janë tarifat e larta. Sipas tij, me ritmin e lartë të largimit të të rinjve nga vendi, mund të ndodhë që një ditë të mbetet vetëm qeveria e të mos ketë popullsi.

“Përveç kësaj, tarifat për shkollimin janë tepër të larta. Këto ndonjëherë shkojnë deri në 2600 euro për një vit, dhe në një vend me pagë mesatare nga 300 deri në 3500 euro, kjo është shumë e shtrenjtë, prandaj ne kemi dhënë bursa këtu. Studentët shpesh qajnë kur përzgjidhen për bursa, sepse e ndjejnë veten me fat nëse marrin bursë nga një fondacion politik gjerman.

Në pesë vitet e fundit janë larguar më shumë se 400 mijë të rinj nga vendi dhe në një popullsi me 3 milion banorë, kjo është një shifër tepër e lartë dhe tregon se kjo temë duhet marrë seriozisht, ndryshe do kemi një qeveri, por nuk do kemi popullsi”, tha Glos.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne