Dita 3 e ngujimit, si e kaluan natën studentët e Juridikut

Në ditën e tretë të protestës, studentë të Juridikut kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet. Në një raportim live për ‘News24’ nga jashtë ambienteve të këtij fakulteti, gazetari Ergys Gjençaj tha se një grup i vogël studentësh kishin kaluar natën brenda godinës, ndërsa pritet që në orët në vijim atyre t’ju bashkohen kolegë të tjerë. Mësohet se me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne