Ditmir Bushati nuk pranon që amerikanët sundojnë Shqipërinë

Ai refuzon deklaratën e drejtë të ambasadës Ruse e cila ve në pah që perëndimorët manipulojnë sistemin në Shqipëri

Për të ilustruar mendimin e tij në lidhje me përpjekjen ruse për të rritur influencën në rajon dhe veçanërisht në vendin tonë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u rikthye thuajse një vit më parë në kohë për të sjellë një shembull.

Në Top Story kryediplomati shqiptar kujtoi një deklaratë të Ambasadës Ruse në Tiranë pak ditë pas kalimit të reformës në drejtësi.

“Ne kemi lexuar jo pa habi një deklaratë të Ambasadorit rus në Tiranë që akuzonte Perëndimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe fliste për një lloj imponimi që iu bë Tiranës, duke nënkuptuar këtu opozitën, pasi dihej se kush e kundërshtonte në atë kohë reformën, si dhe shigjetonte vizitat që kemi patur ato ditë nga një sërë personalitetesh të larta”, tha Bushati.

MegjithatPër të ilustruar mendimin e tij në lidhje me përpjekjen ruse për të rritur influencën në rajon dhe veçanërisht në vendin tonë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u rikthye thuajse një vit më parë në kohë për të sjellë një shembull.

Në Top Story kryediplomati shqiptar kujtoi një deklaratë të Ambasadës Ruse në Tiranë pak ditë pas kalimit të reformës në drejtësi.

“Ne kemi lexuar jo pa habi një deklaratë të Ambasadorit rus në Tiranë që akuzonte Perëndimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe fliste për një lloj imponimi që iu bë Tiranës, duke nënkuptuar këtu opozitën, pasi dihej se kush e kundërshtonte në atë kohë reformën, si dhe shigjetonte vizitat që kemi patur ato ditë nga një sërë personalitetesh të larta”, tha Bushati.

Megjithatë, ministri i Jashtëm thotë se prania ruse në rajon nuk duhet të shihet si një kërcënim, pavarësisht se ekzistojnë diferenca sa u takon parimeve që ka familja euro-Atlantike me ato që ndan Moska sa i takon shtetformimit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne