Divjakë, arrestohen në gjendje të dehur 2 persona

Dy persona janë arrestuar sot në Divjakë pasi drejtuan mjetin në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë Almir Llupo, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj të Divjakës dhe Albert Muça, 49 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme në Lushnje.

Almir Llupo u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 312 CV, në gjendje të dehur, ndërsa Albert Muça, gjithashtu në gjendje të dehur po ngiste mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 172 AP.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne