“I dashur Allah Emri im është Ahmed. Mësuesja ime më ka thënë se Ti më ke krijuar. Të faleminderit, Allah. Mësuesja thotë se në qoftë se duam diçka, atëherë atë duhat ta kërkojmë vetëm nga Ti. Dhe nëse diçka na pengon, duhet ta themi vetëm Ty… Javën e kaluar, kam qarë shumë, Allah …
A e di pse?
Sepse Babai im e shtyri gjyshën time dhe ajo u rrëzua në tokë.
Gjyshja qau shumë … Mua nuk më pëlqen kur ajo qan. E kur ajo qanë, qaj edhe unë.
Shkova te nëna ime dhe i tregova asaj atë që bëri babi, dhe i thash se kjo më pëlqeu. E unë e di që edhe nëna ime i bërtet gjyshes, dhe e shtyn atë. Nëna më ka thënë që këtë mos t’i tregoj askujt, sepse ky është sekreti ynë i vogël …
Çfarë është sekreti, o Allah? Pse nuk mund t’i tregoj askujt?
Babai dhe nëna nuk kujdesen për gjyshen. Kur ajo nuk është aty, gjithçka flasin për të. Ata thonë se ajo është “barrë” dhe unë nuk e di se çfarë është … çfarë është barra, o Allah?
Kur ishte gjyshi, të gjithë ishin të lumtur. Të gjithë duheshin dhe ishin të sjellshëm mes veti. Por, kur gjyshi erdhi tek Ti, të gjithë thonin pse edhe gjyshja nuk shkoi bashkë me të …
O Allah, a do ta thërrasësh Ti edhe gjyshen time të vie te Ti?
Mami dhe babi nuk më lejojnë të luaj me gjyshen, at thonë se ajo së shpejti do të vie te Ti. E unë dua të luaj me të, ajo kënaqet kur luan me mua, e kur unë shkoj, ajo qan…
O Allahu, mua nuk më pëlqen
kur gjyshja ime qanë …
Një ditë shkuam në piknik. Gjyshja nuk erdhi me ne … e pyeta nënën, e ajo më tha se gjyshja nuk donte të vinte me ne. Atë natë unë shkova te ajo, ta pyes pse nuk erdhi me ne, ajo më tha se nuk ndihej mirë.
Në mëngjes i thash nënës se gjyshja nuk ndihet mirë, ajo më bërtiti dhe më tha që t’mos flas me të …
Ditën tjetër, gjyshen e kishin dërguar diku. E kërkova kudo, por nuk e gjeta. Ndoshta atë e kishin dërguar te mjeku, sepse ajo nuk ndihej mirë, por në mbrëmje e kthyen
Ajo ishte në gjumë. E shikoja, por ajo nuk lëvizte fare. E pyeta nënën se çfarë ka ndodhur, ndërsa ajo më tha se gjyshja redhi tek Ti, Allah
Mësuesja thotë se ata që vijnë tek Ti hyjnë në Xhenet dhe pijnë qumësht të ëmbël
Edhe unë e dua atë qumësht të ëmbël … me gjyshen dhe gjyshin tim
Allah, kam dëshirë që ata të jenë të lumtur tek Ti…
Të lutem, kujdesu për ta. Mos i le të qajnë. Jepu atyre molla të bukura dhe ëmbëlsira …
E kur unë të vij tek Ti, dua që të jam me ta. Do të jem edhe unë i mirë.
Të premtoj, Allah. Do të falem, dhe para gjumit do të bëj lutje …
O Allahu, a do t’ma japësh edhe mua Xhenetin?
Të dua … ”
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.
Kur’ani, El-Isra, 23-24.

78