Djaloshi 16-vjeçar palestinez Fawzi al-Xhuneidi, i cili u bë simbol i protestave palestineze kur u tërhoq me sy të lidhur nga dhjetëra ushtarë izraelitë, u mirëprit nga aktorët e serialit televiziv turk Payitaht.

Regjisori i Payitaht, Yusuf Esenkal shpërndau një fotografi të Xhuneidit me një grup aktorësh të serialit më të ri turk.

“Ne e mirëpritëm sot këtë hero në mesin e grupit tonë,” tha Esenkal në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar foton e famshme të al-Xhuneidit i ndalur nga ushtarët izraelitë.

Djaloshi palestinez arriti në Turqi më 16 janar për një vizitë tre-ditore. Ai pritet të takohet me nxënësit e shkollave të mesme, ku do të flasë për përvojën e tij.

Ai gjithashtu do të pritet edhe nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili vlerësoi guximin e tij.

Xhuneidi u lirua me kusht nga ushtria izraelite më 27 dhjetor pas 20 ditësh burgim.

Zyrtarët turq i kanë mirëpritur palestinezët që kanë pësuar keqtrajtime nga forcat izraelite.

Njoftimi i Trump se SHBA do ta njihte Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit nxiti kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare dhe u refuzua me votim edhe në OKB. Vendimi amerikan shkaktoi një valë protestash në Palestinë. Palestinezët e pretendojnë Jeruzalemin lindor të shenjtë për muslimanët, hebrenjtë dhe për të krishterët. Izraeli e aneksoi atë në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967, me qellim për ta bërë kryeqytetin e tij në të ardhmen.

Turqia mban lidhje të ngushta si me Gazën e kontrolluar nga Hamasi ashtu edhe me Autoritetin Palestinez në Ramallah. Ajo ka drejtuar iniciativën për një qëndrim të përbashkët të botës islame kundër vendimit të Trumpit mbi Jeruzalemin. Mijra turq morën pjesë në tubime gjatë muajit dhjetor për të protestuar ndaj masave të Uashingtonit dhe shtypjes izraelite të palestinezëve./dailysabah/Gazeta Impakt

49