nga Dragan Bursaq

“Motra ime e vogël qante e shtypur nga trupi vdekur i nënës sime, por unë isha fëmijë i vogël, i plagosur në dorë, dhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk arrita ta nxjerr. U detyrova që ta braktis dhe të dal nga dhoma e mbushur me tym që të mbijetojë.”

Shumë pak, janë të gjallë të cilët mund të tregojnë se çfarë ka ndodhur në natën në mes 1 dhe 2 prillit para saktësisht 20 vite. Por, njëri është. Është Dren Çaka, njeri i ri i pashëm, i arsimuar në Kanada. Disa do të thonë, kanadez i lindur, por nuk është. E zbulon pikëllimin në pamjen e tij, pikëllimi i cili përherë është i ngulitur në sytë e njeriut, i cili ka parë vdekje. E zbulon edhe një njollë, e thelluar në anën e djathtë të fytyrës, diç në formë butoni i cili ndodhet nga aty që nga lindja.

Kur të gjithë së bashku do të mund të transferojmë 20 vite në të kaluarën, në natën e errët pranë stacionit të autobusëve në Gjakovë, në rrugën Millosh Giliq nr. 157 dhe të shohim se si 20 shpirtra shtypen në hapësirën e vogël e cila as bodrum nuk mund të quhet. Përthithin sytë, njëzetë palë sy, errësirën dhe presin diç më të mirë, të nesërmen më të mirë në të keqen në të cilin janë zatet. Shtyhen në atë terr. Janë familjet Vejsa, Haxhiavdiu, Hoxha dhe Çaka. Edhe më saktësisht, lëvizin vetëm gra dhe fëmijë. Nuk ka fare në mesin e tyre njëzetë meshkuj të rritur.

Por është një fëmijë. Ai është Dren Çaka. Vështron në errësirë trupat e njerëzve. Dhjetëvjeçari nuk kupton të gjitha, por shumë mirë dinë se është në njëfarë strehimore me nënën dhe motrën e tij dyvjeçare. Ashtu si në delirium, i zgjuar dhe në errësirë i sjellur në këtë strehë, shikon rreth tij të gjitha ato teta, nëna, gjyshe dhe njeh vajzën Flaka. Ajo ka 15 vite dhe në sytë e Drenit ajo është vajzë e rritur. Ja, është gjet aty në këtë vend me të gjithë ata së bashku. Drenit i vjen mirë që e sheh, bile edhe në këtë katran errësirë dhe në këtë keqe që është rastis. Ia njeh flokët, lëvizjet, ato sytë që shkëlqejnë në atë errësirë. Dhe pastaj dëgjon zërin ulurues. Ashtu mes vete janë marr vesh ushtarët serb dhe policët në Gjakovë. Këtë herë ishin policë serb. Kanë ardhur nga errësira, por ata janë njerëz të cilët Dreni i njeh. Errësira nuk mund t’i fsheh. Ata janë komshinjtë e tij.

Dhe, policët janë aty për të siguruar sigurinë e tyre, këtë e di edhe fëmiu dhjetëvjeçar. Por, pse civilët janë vendosur në këtë hapësirë, kur në mesin e tyre nuk ka fare meshkujt të rritur, e as kurrfarë armë, pyet vetveten e tij fëmiu? Pse në këtë errësirë i frikësojnë me ulërimat e ujqve, pse i quajnë se janë rebelët e UÇK-së, pse i kërcënojnë se do t’ju vrasin? Dhe, komshinjtë e dinë kush janë ata, mendon dhjetëvjeçari. Ndërsa atë e godasin me kondak pushke në ballë. U mendua fëmiu, çfarë të keqe kam bërë që polici më goditi nga errësira?

Në ndërkohë ajo vajzë e bukur Flaka lëvizi, u ngrit dhe u mendua ajo, se do t’i ndal policët serb në rast se iu ofron atyre çaj me pi. Shih, erdhën si egërsira, i shtynë të gjithë ata në këtë hapësirë të vogël, por ajo sidoqoftë do t’i ofrojë çaj atyre. Dhe nuk ka lidhje që ata i godasin gra dhe fëmijë. U drejtua Flaka, dhe më pas rafali e preu përgjysmë. Një rafal pastaj edhe një rafal tjetër. Dhe vështron Dreni se si para këmbëve të tij ra simpatia e tij e vrarë, gjersa gjaku i saj rrjedh rreth këpucëve të saja të bukur.

Dhe pastaj pasoi kaos i tmerrshëm. Okupatorët serb filluan me radhë të shkrepin ndaj grave de fëmijëve. Dreni për momentin e pa nënën e tij, e cila me trupin e saj u rrotullua dhe e ka përqafur foshnjën, motrën e tij që ta shpëtojë. Vështron Dreni kinse dikujt tjetër po i ndodh dhe se si nëna e tij bie mbi foshnjën, motrën e tij, dhe se si foshnja qante përfundi nënës së tij, dhe shikon se si gratë dhe fëmijët bien njëri mbi tjetrin të vrarë, dhe më pas ndjeu një flakë mbi dorën e tij.

U plagos, por do të shtirej si i vdekur. Ashtu do të mbijeton, mendoi në atë çast fëmija dhjetëvjeçar gjersa dhimbjen që i vinte nga dora e plagosur e ndiente gjer në tru.” Motra ime e vogël qante e shtypur nga trupi vdekur i nënës , por unë ishte fëmijë i vogël, i plagosur në dorë, dhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk arrita ta nxjerr. U detyrova që ta braktis dhe të dal nga dhoma e mbushur me tym që të mbijetojë”, e përkujton këtë horor të tmerrshëm të përjetuar dhjetë vjet më vonë në gjykimin ndaj gjeneralit të policisë Vllastimir Gjorgjeviqit nën komandën ekzekutuese sipas urdhrave të Millosheviqit, qentë e luftës vritnin njerëz të pafajshëm anekënd Kosovës.

Dhe ashtu atë natë fëmija i plagosur ka vështruar trupat e më të dashurve të tij, të simpatisë së tij, nënës së tij dhe motrës së tij të vogël të gjallë gjersa pamja e tij e qelqtë me sy periferike kërkonte xhelatët. E ata kanë ndezur cigaret, dhe qeshnin. Më pas e ndezën ormanin me tesha fëmijësh dhe shtëpia mori flakë. Foshnja e pafajshme e shkretë priste e pashpresë. Humbej përgjithmonë duke u ndezur për së gjalli.

Së pari u përpjek të nxjerr motrën e tij të vogël, gjersa tymi e kaplonte në humbje të vetëdijes. Nuk arriti. Me fuqinë e fundit të mbetur, arriti të tërheq dorën e plagosur, e shtyri veten përpara nga kufomat e njerëzve të vdekur, dhe iku nga dalja e prapme në errësirë. Prapa vetes la në flakadanin e zjarrtë të gjithë, edhe motrën e tij të vogël, akoma foshnje, e cila digjej për së gjalli.

Pas disa orësh arriti gjer te shtëpia e tezes së tij. I tregoi të gjitha tezës dhe burrit të tezes tmerrin e përjetuar të natës. Ata kanë menduar se djali po flet jerm, gjer tek momenti kur dora e tij e përgjakur doli nga manga e xhaketës dhe era e të djegurit të mishit të kufomave përhapej në ajër. Gjersa njerëzit dalëngadalë afroheshin shtëpisë së djegur me kufoma njerëzish, të cilët përbindëshit serb në uniformat e shtetit të Serbisë përherë e kanë shënuar duke i vrarë shtetasit e vet të pafajshëm, tani fëmija Dren Çaka ishte larg. Nëpërmjet maleve shqiptare në “Jugon” e verdhë vozitej në kolonën e refugjatëve drejt Tiranës, drejt lirisë.

Atje në anën tjetër të kufirit në spitalin e improvizuar prej çadrave Dreni u rraskapit prej lotëve, dhimbjeve dhe shokut të përjetuar. Djali qante gjersa mjekët përpiqeshin t’ia hjekin këmishën e bardhë të përgjakur. Pastaj nga anestezioni dhe dhimbjet humbi vetëdijen. Mjekët ia larguan fashat të cilat i mbulonin tërë dorën. Në anën e djathtë vrima nga plumbi, të madhësisë së monedhës , i gufonte nga gjaku i nxehtë. Mjeku i derdhi jodin në plagë… Tezja e Drenit, Nimete Babalia, e përkëledhte djalin në kokë.

Trupi i tij, edhe pse nën anestezion, pulsonte në ritmin në mes jetës dhe vdekjes.”Do të mbijetojë” tha mjeku. Sot mund të shihni atë si njeri madhor. Mund të ndieni jetën dhe jetesën i një 30 vjeçar planet e të cilit janë aq të ngjashme me planet jetësore të çdo kanadezi të moshës së tij. Ky është rrëfimi për të.

Por në thellësinë e syve të tij do të shihni tmerrin e përjetuar atë natë të 1 prilli 1999, mund të dëgjoni hapat e Flakës, rafalin e parë dhe jetën e vjedhur fëminore. Provoni të gjithë së bashku, bile për disa sekonda të kaloni mendimet e juaja jetësore por edhe ato shpirtërore për të përkujtuar ata, të cilët përherë janë në prehje 20 gra dhe fëmijë të vrarë atë natë të 1 prilli 1999 në Gjakovë, para 20 vite.

Dhe mund të dini në fund se vrasësit kurrë nuk janë përgjigjur për krimin e kryer. 1 prill 1999, Gjakovë, Kosovë. Kurrë mos harroni!

Burimi : ALJAZEERA BALKANS/ ml

18