Djemtë çeçenë që kanë lindur në Ditën e Mevludit shpërblehen me 1500 dollarë

Në Çeçeni, familjet e djemve të lindur në ditëlindjen e Pejgamberit Muhammed, dmth. në 12 të Rabi ul Evvel do të shpërblehen me 100 mijë rubla apo 1500 dollarë.

Rreth katërdhjetë djem kanë lindur në Republikën Çeçene në ditëlindjen e Profetit Muhammed.

Njëzet e një prej tyre u emëruan me emrin Muhammed, dhe pjesa tjetër u emërua sipas emrave të Pejgamberëve të tjerë dhe të Evlijave të famshëm.

Prindërit do të marrin shpërblimin nga duart e kryetarit të Groznit, Ibrahim Zakriev.

Burimi : Islam.ru/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne