Dodik: Serbët vendosin nëse Bosnja do ta njohë Kosovën

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka bërë të ditur se kjo e fundit nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq i cili tha se mund ta njohin Kosovën së shpejti.

Dodik pretendon se njohja ndaj Kosovës, vendoset nga Republika Srpska e jo nga deklaratat e një “të dështuari, sikur Bakir Izetbegoviq”.

“Kosova nuk do të njihet nga Bosnja e sidomos jo nëse thotë Izetbegoviq, pasi kjo varet nga Republika Serbe”, deklaroi Dodik për Pink, transmeton lajmi.net

“Mund të them se njohja e Kosovës varet më shumë nga unë se nga Izetbegoviq. Ai është një politikan i dështuar, i cili mban të njejtat tema si babi i tij që i parapriu një luftë në rajon pa asnjë bazë reale”, tha Dodik.

Ai theksoi shumë herë se serbët e Bosnjës janë kundër këtij vendimi, i cili asnjëherë nuk do të ndodhë.

“Unë mendoj se kjo nuk mund të arrihet. Nëse Bosnja e njeh Kosovën varet nga serbët, të cilët janë kundër njohjes”, theksoi Milorad Dodik.

“Për njohjen e Kosovës duhet konsensus në nivel të B e H. unë jam ai që ka kërkuar që të zgjidhen problemet teknike, komunikimi i njerëzve, Bosnja e Hercegovina e pëson për shkak se ka probleme të komunikimit të mallrave dhe njerëzve me Kosovën. Unë jam një gjenerator i kësaj që e shtyn, që kjo të ndodhë”, kishte thënë më herët Bakir Izetbegoviq.

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne