Dogana e Kosovës ka tashmë zyrën e saj në portin e Durrësit

Nga 15 janari i këtij viti në portin e Durrësit kalojnë tranzit mallrat e eksportit nga e gjithë bota dhe që kanë si destinacion tregun kosovar.

Marrëveshja dy palëshe, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, synon të lehtësojë procedurat e biznesit.

Lehtësirat doganore janë pasuar edhe në doganën kufitare në Morinë, shkruan DW.

Në të ardhmen pritet që në portin e Durrësit të kryhet procesi i plotë i zhdoganimit të mallrave.

Lehtësirat në procedurat e eksportit dhe tranzitit nuk janë të vetmet që reflektohen në doganën e Morinës.

Aty kanë nisur të ndjehen edhe efektet e taksës 100% të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne