Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi mbi bllokimin e disa aksesorëve për celularë që i përkasin kryesisht markave Iphone dhe Samsung.

Aktualisht nga ana e autoriteteve doganore është kërkuar pranë subjekteve që mbajnë të drejtën e këtyre markave që të shprehen për origjinalitetin e tyre.

Doganat kanë bllokuar herë pas here produkte që hyjnë kontrabandë në vend të lidhura kryesisht me veshje sportive dhe imitacione të disa prej markave të njohura.

Njoftimi i Doganave

Në Degën e Doganës Rinas, në kuadër të luftës kundër falsifikimit të markave dhe mbrojtjes së konsumatorit, u pezullua hedhja për konsum e një sasie të konsiderueshme aksesorësh për celularë të markave Samsung, AKG, IPHONE, etj., të dyshuar si të falsifikuar.

Kjo sasi përbëhet nga 2274 copë USB data kabëll, 1712 copë ushqyes celulari, 910 copë ekrane LCD, 280 copë kufje

Autoritetet doganore u kanë kërkuar përfaqësuesve të mbajtjes të së drejtës të këtyre markave, të shprehen mbi origjinalitetin e mallrave të pezulluara për hedhje për konsum.

Keto masa behen nga qeveria Rama per te gjobitur edhe me tej konsumatoret shqiptare, duke ndalur keshtu produktet e lira kineze dhe hapur tregun per korporatat amerikane dhe koreane. Nje gjobe me shume per shqiptaret!

42