Një aksident tragjik i mori jetën një 24-vjeçari mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë Maliq. Mjeti me të cilin udhëtonte i riu Gjergji Elmazi ra nga ura në lumë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të gjente vdekjen.

Miku i Elmazit ka rrëfyer se pa momentin kur makina doli nga rruga, ndërsa ka tentuar t’i japë ndihmën e parë shokut të tij, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit. Më pas ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë.

Makinës i dalloheshin vetëm dritat”, është shprehur i riu, që njëherësh është punonjës i shërbimit zjarrfikës.

Të rinjtë kishin kaluar natën një klub dhe në orët e para të mëngjesit po ktheheshin në shtëpi. Gjergji Elmazi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, ç’ ka ka bërë që ai të humbte drejtimin e mjetit. Trupi i tij u nxor nga polumbarët.

25