Doktorët e Doumas tregojnë mashtrimin e Helmetave të Bardha rreth sulmit kimik në Siri

Helmetat e Bardha, një organizatë joqeveritare e lidhur me terroristët sirianë, raportoi në fillim të prillit për një sulm kimik në qytetin Douma, i cili sipas tyre ishte kryer prej qeverisë siriane, por që qevria i hodhi poshtë këto akuza.

Agjencia SANA e lajmeve ka publikuar një intervistë të bërë me Bara Badranin, një doktor sirian i cili ka punuar në departamentin e emergjencave në spitalin e Doumas më 7 prill, kohë në të cilën ndodhi sulmi i supozuar kimik.

Sipas tij, si rezultat i një operacioni ajror kundër grupeve terroriste në Douma, disa zjarre shpërthyen në zonat aty pranë duke shkaktuar re pluhuri dhe tymi. Dhjetëra njerëz shkuan në institucionin mjekësor për ndihmë, pasi po ndienin probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit dhe thithjes së pluhurit. Kjo ndodhi kur u shfaqen ne terren “ekuipazhi filmik” i Helmetave të Bardha, tha ai.

“Ndërsa pacientët po trajtoheshin, një numër personash të panjohur hynë në spital dhe filluan të bërtasin “sulme kimike”, duke shkaktuar panik në të gjithë spitalin. Të huajt më pas i lavën me uje të rrjedhshëm të gjithë personat, duke nisur kështu një rrëmujë dhe trazirë të shpejtë,” tha Badran.

Ai shtoi se gjatë shtatë viteve që kishte punuar në departamentin e emergjencave në spitalin e Doumas, nuk kishte pasur asnje rast helmimi kimik

Në fillim të muajit prill, Helmetat e Bardha, një OJQ e mbështetur nga Perëndimi dhe e njohur për lidhjet me xhihadistët sirianë, raportoi se kundër civilëve në Douma dyshohet se ishin përdorur armë kimike nga forcat qeveritare siriane. Damasku i  hodhi poshtë akuzat, duke rikujtuar se e ka shkatërruar arsenalin e saj kimik sipas rregullave dhe mbikqyrjes së OPCW-së (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike). Rusia dërgoi specialistët e saj të armëve kimike në vendin e dyshuar për sulm kimik por nuk gjeti gjurmë të përdorimit të tyre. Damasku dhe Moska kanë ftuar misionin e OPCW-së për të hetuar incidentin e pretenduar.

Megjithatë, përpara ardhjes së misionit OPCW në Siri, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, duke mos pasur mandat nga OKB, kryen një sulm masiv me raketa kundër Sirisë, me pretendimin se ishte një hakmarrje për sulmin kimik. Siria dhe Rusia i kanë dënuar ashpër sulmet raketore, duke thënë se qëllimi i tyre i vetëm ishte mbështetja për tërheqjen e forcave terroriste. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, misioni i OPCW-së i ka vezhguar objektet që u shënjestruan nga tre shtetet, por nuk ka gjetur gjurmë të armëve kimike atje./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne