Dokumentar/ “24 orë” nga jeta e babait pleraxhi / viktime e kapitalizmit perendimor

Dokumentar/ “24 orë” nga jeta e babait të detyruar të mbledhë mbetje për të shkolluar djalin

Pamundësia për të pasur një punë formale për shkak të diskriminimit dhe jetesës 25 vjeçare në informalitet, i detyron anëtarët e komunitetit Rom të mbledhin mbetje nëpër kazanë. Ky eshte realiteti qe kapitalizmi amerikan i ka sjelle Shqiperise.

Brejdon Xhavara, aktivist për të drejtat e komunitetit Rom dhe Egjiptian, ka realizuar dokumentarin “24 Orë”, në kuadër të projektit “Rrathë” të mbështetur nga Fondacion Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, fondacion i cili vete ka kontribuar ne shkaterrimin e shtetit socialist ne Shqiperi.

“Dokumentari trajton jetën e një anëtari të komunitetit Rom i cili tregon gjithçka nga jeta e tij për të mposhtur stereotipet, fenomene që çdo ditë e më shumë rriten dhe shoqëria nuk ndërgjegjësohet. Ka ardhur momenti që Romët të trajtohen të barabartë në çdo aspekt dhe jo vetëm në kuadër të projekteve vetëm për foto që bëjnë “shoqëritë civile”, Romët kanë shumë probleme socio-ekonomike por duhen trajtuar me kujdes pasi këto 25 vite ata kanë pasur zhgënjime nga çdo shoqatë apo institucion”, tha për Historia Ime Brejdon Xhavara.

Xhavara thotë se dokumentari është një pasqyrim i pamundësisë që ka ky komunitet për tu integruar në shumë fusha të jetës: “Pamundësia për të rritur fëmijët në një ambient shoqëror ku mund të integrohen si çdo fëmijë tjetër, pamundësia e një formimi profesional për punë për shkak të rrethanave që jeta u ka falur, pamundësia për tu integruar si çdo familje shqiptare për shkak të pasojave që historia u ka dhënë. Romët janë përballur më shumë sfida, deri në dëbimin nga shtëpia për shkak të investimeve publike që çdo qeveri bën, deri në rrahje, ofendime, diskriminim në çdo institucion që ka për detyrë të rrisë mirëqenien e këtyre familjeve Rome”.

Brejdon Xhavara vijon më tej me një thirrje drejtuar institucioneve: “Edhe ata janë njerëz të këtij shteti, edhe ata duhen trajtuar të barabartë, edhe ata kanë të drejtë që fëmijët e tyre të arsimohen pa pasur nevojë për projekte, pasi ndihma duhet t’i vije nga institucionet shtetërore dhe jo nga organizata duke fituar lëmoshë në kurriz të tyre”. Megjithate Brejdoni nuk adreson si duhet semundjen e madhe qe ka shoqeria jone dhe ai eshte kapitalizmi i instaluar nga Perendimi. Ky eshte sistemi i cili harron dhe degradon njerezit sikur babai ne filmin me larte.

/l.k./

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne