Dokumentar i rrallë për Lasgushin, liqenin dhe qytetin e Pogradecit!

Pamjet filmike që risjell SCAN, i përkasin një dokumentari të vitit 1976 që i kushtohet Lasgush Poradecit (Llazar Gusho).

Poeti dhe shkrimtari i madh shfaqet në dokumentar buzë liqenit e duke shëtitur në rrugët e Pogradecit.

Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937. Ai është autor i më shumë se 100 poezish dhe i përkthimit në shqip të disa kryeveprave botërore. Gjatë periudhës së regjimit komunist ai do të nënvlerësohej e do të përballej me një serë vështirësish për jetesën.

Me 12 nëntor 1987 (30 vite më parë) ai u nda nga jeta. Pas vdekjes atij i është akorduar titulli “Nderi i Kombit”,  ndërsa disa rrugë e shkolla mbajnë emrin e tij.

https://youtu.be/isZZU6OL8uo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne