Dokumentarët dhe filmat turq marrin çmime të ndryshme në festivalin e Bostonit

Shpallen fituesit e Konkursit të Festivalit Turk në Boston për Dokumentarë dhe Filma me Metrazh të Shkurtër, zhvilluar në qytetin Boston të shtetit Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në festivalin, që zhvillohet prej vitit 2006 e deri më sot në Boston dhe që krijon një platformë ku regjisorët dhe produktorët turq takohen me spektatorët amerikanë dhe sektorin e filmit, këtë vit u bënë më shumë se 400 aplikime.

Juria e konkursit përbëhej nga emra të njohur në këtë fushë si Dr. Kurt Fendt nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts (MIT), kritiku i filmave në gazetën “Boston Globe”, Peter Keough, kuratori i filmave në Muzeun e Arteve të Bukura të Bostonit, Carter Long.

Në konkurs, ku u përdorën edhe votat e spektatorëve, mbi 40 filma dhe dokumentarë u shfaqën në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston dhe Universitetin e Bostonit.

“Një histori me muzikë” (Müzikli Bir Hikaye) e regjisores Zhale Inxhekoll (Jale İncekol) fitoi çmimin e “Dokumentarit më të mirë”, kurse “Dheu” (Toprak) i regjisorit Onur Jaëz (Yağız) fitoi çmimin e “Filmit më të mirë me metrazh të shkurtër”.

Çmimin e spektatorëve në kategorinë e dokumentarit e fitoi regjisorja Deniz Alphan me “Një gjuhë e humbur, një kuzhinë e humbur” (Kaybolan Bir Dil, Kaybolan Bir Mutfak), ndërsa në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër e fitoi regjisori Xhem Ëzsaj (Cem Özay) me filmin “Udhëtari” (Yolcu).

Një përzgjedhje nga filmat, që do të shihet e denjë për çmim në konkurs, do të dalë përpara spektatorit në programin e “Festivalit të 18-të të filmit turk në Boston”, që do të zhvillohet në mars të vitit 2019-të.

Aplikimet për konkursin në fjalë për vitin 2019 do të fillojnë në 1 shkurt./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne