Së fundmi është transmetuar për publikun shqiptar një dokumentar i papërfunduar për Somayeh Muhhamad, i cili në youtube ka disa vite që qarkullon. Ky është një dokumentar i një babai që do të çlirojë vajzën e tij nga një organizatë xhihadiste, e cila sot strehohet në Shqipëri. Dokumentari është një punë e disa viteve e babait të Somayeh, i cili tregon rrjedhën e ngjarjeve që nga largimi i vajzës së tij. Mostafa Muhhamad është protagonisti kryesor i këtij filmimi, i cili sjell historinë e tij, histori të disa dëshmitarëve dhe detaje nga kampi muxhahedin Ashraf. Filmimet e përfshira  në këtë sekuencë, që zgjat për rreth 90 minuta janë vetëm në këtë dokumentar dhe askund tjetër.

Mostafa Mohammadi, babi i Somayes në këtë video tregon se si u mor peng vajza e tij nga moxhahedinët dhe se ka 21 vite që mbahet peng në kampin Ashraf. Kampi Ashraf ka 300 pjesëtarë, të cilët i mban mbyllur dhe i ka shndërruar në gjendjen që janë sot. Mostafa tregon se si moxhahedinët e detyruan të djegë veten para ambasadës franceze në Kanada për të protestuar për Marjam Rajavin, në mënyrë që të shihte fëmijët e tij. Shumë prindër, vëllezër dhe motra ishin filmuar duke protestuar me pankarta në duar për fëmijët e tyre.

Ata thirrnin emrat e fëmijëve, me qëllim që ata t’i dëgjonin dhe të reagonin. Gjatë protestave Mostafa ishte dhunuar dhe kishte marrë plagë në trupin e tij nga moxhahedinët, por nuk i dhimbte në krahasim me dëshirën e madhe për të parë fëmijët. Ai tregon se si Somayeh u largua nga shtëpia, pa dijeninë e tyre dhe familjes i vjen lajmi që ajo do të qëndronte në Irak. Ndërkohë Somayeh në atë kohë ishte shumë e vogël, nuk kishte marrë as diplomën. Vëllai i saj Mohhamad nuk e pranoi dot këtë dhe u nis nga Kanadaja në kampin Ashraf për të shpëtuar të motrën. Mostafa gjatë kohës që luftonte për të takuar të bijën ishte takuar me Ali Bashirin, ish anëtar i kësaj organizate, i cili tregon historinë e tij. Ai ishte bërë pjesëtar i kësaj organizate së bashku me gruan dhe vajzën, këta të fundit ishin larguar ndërsa gruaja e tij ishte ende pjesë e Ashraf.

Gjithashtu për këtë organizatë tregojnë edhe individë të tjerë, një i moshuar thotë se prej vitesh i biri i tij gjendet në këtë kamp dhe se nuk e ka takuar.

Edward Tramado gjithashtu dëshmon se ka qenë anëtar i kësaj organizate deri sa arriti të shpëtonte prej aty. Ai tregon se jeta aty brenda ishte thjesht një iluzion. Nuk kishte informacione nga jashtë, nuk dije asgjë për familjen tënde dhe nuk mund të kishe telefona apo të dërgoje letra.

Maki Rafei ishte një tjetër ish anëtar i kësaj organizate, i cili tregon vuajtjet e mëdha dhe se si shpëtoi prej aty. Një ditë teksa ishte jashtë, gjatë protestave të familjarëve ka dëgjuar zërin të vëllait, i cili e ka thirrur në emër. Pasi ka dëgjuar emrin Maki ka vrapuar, ndërkohë që organizata ka tentuar ta ndalojë. Sot ai është i lirë.

Hossein Nejad është babi i një vajze që u mbajt e mbyllur në këtë organizatë dhe u përdhunua. Ai flet për ngjarjen e të bijës, por gjithashtu tregon edhe një deklaratë të vajzës së tij në video. Ajo tregon cfarë i ka ndodhur dhe se si i ngacmonin.

Vetë djali i Mostafa Muhhamad, i cili tani është i lirë tregon se si u përdhunua. Një natë atë e dërguan në një dhomë dhe dy djem njëri 25 dhe tjetri 26 vjec e përdhunuan. Kjo histori është e dhimbshme për të, por ai ishte i vetëm dhe 20 vjec e nuk mund të bënte gjë për të shpëtuar. Ai reagoi për këtë ngjarje dhe kërkoi ndihmë, por askush nuk e mori për bazë. Pas dy netësh atë e përdhunojnë sërish dhe ai sërish ankohet, por e njejta situatë derisa vendos të largohet nga kampi. Mes shumë vështirësish ai largohet nga aty dhe kthehet në Kanada me familjen e tij. Po me Somayeh cfarë po ndodh, ajo prej kaq vitesh ndodhet aty. Massoud dhe Maryam Rajavi i përdhunonin vajzat në grup dhe ata që kërkonin të iknin burgoseshin. Kjo video i përmbledh të gjitha këto vuajtje dhe luftën e Mostafa për të takuar vajzën e tij. Ky ishte fundi i këtij dokumentari, i cili ende nuk ka përfunduar sepse Somayeh ndodhet ende në duart e moxhahedinëve dhe Mostafa do të vazhdojë ende luftën për t’u takuar më të bijën.

/Gazeta impakt/

25