Dokumentari mbi abuzimin e fëmijëve në Hollywood publikohet në internet falas

Dokumentari “An Open Secret” flet rreth abuzimeve të djemve të vegjël të kryera nga duart e “personave të rëndësishëm” të Hollywoodit. Dokumentar tani është në dispozicion online (falas) për një kohë të kufizuar. Mundohuni që ta shikoni.

Dokumentari “An Open Secret” tregon se si personat e fuqishëm të Hollivudit joshnin dhe u afroheshin fëmijëve (dhe prindërit e tyre) duke fituar besimin e tyre, madje edhe duke dalë me ta. Procesi i ngadalshëm, i ushqyer me manipulimin e vazhdueshëm dhe joshjen e stilit të jetës hollivudiane, i largonte fëmijët nga prindërit e tyre dhe i vendoste në mëshirën e perversëve të pasur.

Producenti Gabe Hoffman e vendosi dokumentarin “An Open Secret” në dispozicion në internet në Vimeo për një kohë të kufizuar “për të përkujtuar predatorin serial, Harvey Weinstein më qëllimin e njohjes së të vërtetës”. Hoffman deklaroi:

“Harvey Weinstein, meqë ra fjala nuk është i vetmi që ka kryer veprimet e tij me marrëveshje. Kjo është edhe arsyeja pse shumë veprime në Hollivud nuk janë ekspozuar. Kjo është maja e ajsbergut”

Filmi ‘An Open Secret’ që flet mbi abuzimin seksual në Hollywood është publikuar tashmë në internet.

Dokumentari pati nje dalje teatrale të kufizuar pak kohë më parë, por Hoffman pati probleme me gjetjen e një distributori.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë ofertë nga distributorët e mëdhenj sepse Hollivudi nuk dëshiron që ti tregojë skandalet e tij të brendshme, prandaj e lamë pa e publikuar për disa kohë. Tani ne duam që të gezohemi së bashku me ato gra të guximshme që treguan të vërtetën e Harvey Weinsteinit”.

Dokumentari eshte i mbushur me ngjarje vërtet shqetësuese të ish fëmijëve aktorë, të cilët shpjegojnë se si personat që supozohej të ishin “kujdestarë” për ata, përfunduan duke abuzuar me ta dhe nuk u ndëshkuan. Filmi tregon mbi kompaninë argëtuese DEN, tashmë një kompani jo funksionale. Kompania u themelua nga investitorë të profilit të lartë, përfshirë ish kongresmenin Michael Huffington që u kthye në producent filmash, njeriun e fuqishëm të industrisë së muzikës dhe filmave David Geffen dhe Bryan Singerin, regjizorin e dy filmave ‘X-Men’. Kompania organizonte mbrëmje të shthurura me drogë, alkool dhe djem të mitur në ish rezidencën e themeluesit të saj, Marc Collins Rektor.

Dokumentari “An Open Secret” gjithashtu zbulon rastin e menaxherit të talentuar Marty Weiss, i cili nuk pranoi asnjë nga veprimet e turpshme të kryera ndaj një fëmije, por që në film dëgjohet teksa e pranon veprimin e kryer.

Dokumentari gjendet online në Vimeo. https://vimeo.com/142444429

burimi:thetruthseeker/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne