Dokumenti/ Çfarë tha në përgjimin e fundit Moisi Habilaj

Hetimet për grupin Habilaj nisën në vitin 2013 pas një të dhëne të re që dolpi në një tjetër operacion antiodrogë. Prokurorët vendosën ta ndiqnin këtë linjë dhe të mos i ndaheshin. Në atë kohë në vijim të hetimeve për shqiptarin Erson Zhuka që e kishte aktivitetin e tij në Raguza doli në dritë një lidhje e tij me shqiptarin tjetër Moisi Habilaj. Nisur nga disa të dhëna të hetimeve u vu re se Habilaj ishte një grosist i madh i marijuanës që trafikohej nga Shqipëria.
Një nga “subjektet” që ra në sy sapo u vu në përgjim Habilaj ishte një person që thirrej “daja” i identifikuar si Sabaudin Çelaj, raporton Lapsi.al. faza e parë e hetimeve ishte ajo prej shtator-tetorit 2013 deri në maj të 2015-ës. Në nisje hetimet nisën për Moisi Habilajn dhe Sabaudin Çelajn, por më pas u kuptua se bashkëpunëtorë të tyre ishin edhe Angelo Busacca, Antonio Riela, Florian Habilaj, Maridian Sulaj dhe Neizar Seiti.
Nga mbajtja nën mbikëqyrje e këtij grupi u bë e mundur sekuestrimi i 1650 kg marijuanë në 25.102013 në Augusta. Në 27.02.2014 u kapën 287.7 kg marijuanë në Palagonia. Në 29.7.2014 në Katania u sekuestruan 293.5 kg marijuanë . në datat 8-9 maj 2015 në Riposto u sekuestruan 880 kg marijuanë, 2 armë kallashnikov dhe një sasi municioni. Në total bëhet fjalë për sekuestrimin e 3687 kg marijuanë.
Po kur u mbyllën përgjimet?
Në bazë të raportit të plotë të prokurorisë së Katanias që lapsi.al e zotëron shihet se ai ka marrë vulat përfundimtare vetëm një javë më parë, në 12 tetor 2017. Po cili ka qenë përgjimi i fundit për të ashtuquajturin kreu i këtij grupi, Moisi Habiljan. Ai del për herë të fundit në përgjime në 22 shkurt 2017. Ai ndodhet në një makinë Fiat Panda bashkë me Nezar Seitin. Është ora 13:21 kur ata janë duke dëgjuar muzikë me zë të lartë dhe Seiti pyet: “Ti e hoqe këtë? (e ka fjalën për GPS-në e automjetit). Moisi Habilaj e pranon dhe qesh. “E hoqa dreqin”. “Ku e hodhe?” – e pyet sërish Seiti duke shtuar: “Mos e kanë gjetur ata?”. Moisiu e mohon: “Jo mooo”
Në 26 shkurt të këtij viti Moisi Habilaj e la Italinë dhe hetuesit nuk mundën më ta vinin në përgjim deri një javë më parë kur ai hyri sërish në Itali, por iu vunë prangat. / lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne