Rajoni

Dokumenti/ Ushtria Serbe përdori helme luftarake kundër UÇK-së në Koshare

Mjeku Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares.

Siç dokumentohet në raport, ushtria kishte përdorur gazë “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK-së.

“Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për përdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar.

Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel.

Pas ekzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezulton se ushtria Serbe kishte përdorur BZ gazë apo të ngjashëm me këtë, kundër ushtarëve të UCK-së në betejën e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, ka shkruar Kamberi, në Facebook.

Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi.

“Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejën e Koshares”, tregon Mjeku Haxhi Kamberi.

OPINIONE