Dollari do të kthehet në një monedhë pa vlerë

Ministri rus i financave ka thënë se dollari do të kthehet në një monedhë pa vlerën dhe pa kredibilitet në shkëmbimet financiare ndërkombëtare.

Anton Siluanov, ministër i financave në Rusi, thotë se Moska ka ulur jashtë mase kapitalet e saj në Amerikë pasi dollari që njihet si një monedhë në shkëmbimet tregtare po kthehet mjet shumë i rrezikshëm. Krizat financiare dhe ekonomike të Amerikës, rritja e vazhdueshme e borxhit të këtij vendi ka ulur besimin ndërkombëtar në përdorimin e dollarit si monedha e shkëmbimeve tregtare. Ndërkohë vendet janë duke zëvendësuar dollarin me monedhën e tyre vendase. Thesari i Shtetit në Amerikë ka deklaruar se deficiti buxhetor këtë vit është i pashoq në krahasim me 6 vitet e kaluara dhe kjo situatë ka lindur për shkak të politikave monetare dhe financiare të presidentit amerikan, shpenzimeve të larta ushtarake dhe për shkak të deficitit buxhetor të këtij viti që është 19% më i lartë sesa ai i vitit 2017. Ulja drastike e PBB në Amerikë, ulja e rezervave të dollarit, zëvendësimi i valutës me monedhat vendase sidomos nga Kina, mosbesimi i vendeve të botës ndaj zotimeve politike dhe financiare të Amerikës, konkurrenca e vendeve për të shfrytëzuar një valutë të qëndrueshme, përdorimi i dollarit si mjet për qëllime politike, janë ndër shkaqet kryesore të humbjes së besimit të vendeve të tjera tek dollari amerikan. Në atmosferën me plotë tensione botërore, Kina dhe Rusia po bëjnë përpjekje kundër perandorisë së dollarit.

Gazeta franceze “Le Grand Soir” ka shkruar se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, duke shprehur shqetësimin e anëtarëve të BRIX në lidhje me projektimin ekonomik dhe financiar botëror i cili nuk llogarit fuqitë e reja ekonomike, kujtoi nevojën për të kaluar nga varësia jashtë mase e rezervave të valutave të huaja. Yuan monedha e Kinës nga një vit më parë në FMN ka hyrë në grupin e monedhave të rezervave valutore (dollari, euro, jeni, lira, sterling) dhe aktualisht Pekini ndodhet në një pozitë që mund të blejë naftën me këtë monedhë. Kjo gazetë ka shkruar se Uashingtoni po ndjek me shqetësim procesin e bashkëpunimit në rritje mes Rusisë dhe Kinës dhe Bashkimi Evropian i cili konsiderohet një humbës në fushën ekonomike, po mundohet që nëpërmjet forcës ushtarake dhe ndikimit politik, të ruajë pozicionin e forcës. Në këtë artikull thuhet se presioni ushtarak i Amerikës në Detin e Kinës Jugore dhe Gadishullin Korean, lufta e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Afganistani, në Lindje të Mesme dhe në Afrikë, si dhe prania e BE dhe NATO në Ukrainë dhe konflikti i përhershëm me Rusinë, të gjitha kanë rrënjë ekonomike dhe gjeopolitike. Në kushte të tilla Trump po akuzon Rusinë dhe Kinën për përpjekje për të çuar përpara pikëpamjen e krijimit të një zëvendësimi ndërkombëtar për perandorinë e Amerikës dhe dollarit me qëllim të zgjerimit të ndikimit të tyre në Amerikën Latine. Më herët përfaqësues të 60 vendeve janë mbledhur në Stamboll të Turqisë, duke theksuar për heqjen e dollarit nga shkëmbimet tregtare të vendeve të tyre.

Fars, Jonsat, kreu i Samtit Botëror për Produktet Hallall në Stamboll ka thënë: Në këtë samit u shqyrtuan çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin e monedhave kombëtare ose arit në shkëmbimet tregtare të këtyre vendeve në vend të dollarit. kreu i Samtit Botëror për Produktet Hallall në Stamboll tha se në vend të dollarit pritet të përdoren monedhat kombëtare ose ari. Ky samit u mbajt në Stamboll dhe synon largimin e dollarit nga shkëmbimet tregtare dhe zëvendësimin e tij me monedhat kombëtare të vendeve anëtare të këtij samiti në tregjet botërore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne