Donal Lu i shpall lufte Rusise me gazesjellesin Jonian – Adriatik (IAP)

Ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu sot ka bere nje deklarate luftarake kunder Rusise gjatë një prezantimi të projektit të gazsjellësit joniano- Adriatik (IAP) nga i cili do të përfitojë edhe Shqipëria.

Ambasadori Lu tha se zgjatimi i projektit të TAP do të lehtësojë shumë qytetarët shqiptarë pasi ata do të paguajnë tashmë shumë më pak para për të. Por nga ana tjetër, përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë u shpreh se IAP, do të çlirojë dhe Evropën Juglindore nga ndikimi i fortë rus, i cili ka në dorë shumicën e rezervave të gazit me të cilat furnizohet kjo pjesë e kontitentit të vjetër.

 “Gazi ka të bëjë me pushtetin. Në luftojmë për korridorin, pasi do të ndihmonte në bashkëpunim mes vendeve në Ballkan, por do të çlirojë Europën nga varësia e gazit rus. Shqipëria luan një rol kryesor për gazsjellësin dhe ne jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre. SHBA e ka mbështetur gjithmonë këtë korridor, së bashku më interkonjeksion Greqi-Bullgari, do të rrisë shumëllojshmërinë e furnizimit me energji për vendet e Ballkanit.

Në Shqipëri qeveritë kanë treguar mbështetje për TAP, nuk ka simbol më të fuqishëm për integrimin në BE. Për konsumatorët shqiptar, e ardhmja sjell mundësi për investime të reja. Shqipëria shpenzoi mbi 80 mln Dollarë për energjinë këtë verë, ndërsa tani do të paguajnë më pak.

Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. Për këtë arsye keni mbështetjen e SHBA” tha ambasadori Lu.

E pranishme në takim ishte dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e cila u shpreh se projektui IAP pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për Shqipërinë, dhe se “muskuli” pas kësaj sipërmarrjeje është BE.

“Jemi të kënaqur për ecurinë për projektet e gazit në Shqipëri dhe në rajon. Gazifikimi i Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, interesat dhe përfitimet janë të qarta për Shqipërinë dhe Ballkanin.   Në muajt e fundit në Shqipëri mbështetja te energjia hidrike ka pasur pasoja, prandaj duhet të kalojë në kanale të ndryshme furnitore.   Gazifikimi i Ballkanit i bën vendet jo vetëm më të ndërlidhura, por edhe më afër BE.   Reforma në energji, jo vetëm që sjell përfitime për Shqipërinë, por janë edhe mundësi për investime të reja.”-tha Vlahutin.

Deklaratat e dyshes Vlahutin dhe Lu tregojne luften gjeo-strategjike kunder Rusise qe Amerika udheheq ne Ballkan, qellimi i te ciles eshte izolimi i Rusise ne fushen e gazifikimit dhe ekonomise. Ambasadori amerikan Donald Lu me deklaraten e tij te fundit duket se ndjek linjen e administrates Obama per lufte me Rusine dhe jo linjen e presidentit Trump i cili kerkon uljen e tensioneve me Mosken.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne