Donald Lu kerkon shqiptare ne burgje, jo debate PS-PD

Ambasadori i SHBA në Shqipëri pas deklaratave të forta pak ditë më parë, tashmë kërkon veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Dmth sa me shume shqiptare neper burgje.

Donald Lu shprehet se nuk duhet të shikohet si një betejë kundër PS apo PD, por si një luftë kundër krimit.

Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë kërkon nga politikanët shqiptarë që të ndalojnë grindjen se kujt i përkasin kriminelët dhe të fillojnë punën për të futur gangsterët në burg. Ne nje koment qe i ka bere ne facebook servilit Skender Minxhozi, Lu-ja falenderon Skenderin dhe i thote qe dua njerez neper burgje dhe jo llafe. Ja komenti:

Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit.

Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës” – shkruan ambasadori Donald Lu pas një video të publikuar nga gazetari Skënder Minxhozi.

Para katër ditësh ambasadori i SHBA, Donald Lu  shkaktoi një ‘tërmet’ me akuzat e forta.  Ambasadori deklaroi se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Por Donaldi nuk permendi shume deputete te cilet po ashtu kane te kaluar kriminale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne