Donald Trump përsërit thirrjen për të rishikuar sistemin amerikan të imigracionit

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti thirrjen për të rishikuar sistemin amerikan të imigracionit pas shpërthimit në një korridor të metrosë së Nju Jorkut.

Presidenti tha të martën në Shtëpinë e Bardhë se në dy incidentet e fundit në qytetin e Nju Jorkut janë përfshirë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA me kartën e gjelbër.

Ai tha se personi i parë erdhi në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë së vizave ndërsa tjetri përmes një lidhjeje familjare me një shtetas amerikan.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do t’i japin fund shpejt këtyre dy dispozitave të emigracionit. Kongresi, – tha ai, – “duhet të veprojë menjëherë”. Ai premtoi se këto dy programe të imigracionit “do të marrin fund”.

Zoti Trump i bëri komentet gjatë një ceremonie nënshkrimi për Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin financiar 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne