Donald Tusk: Tunizia dhe Shqipëria, vendet potenciale për të pranuar azilantët sirianë

Çështja e 600 000 azilantëve sirianë, të cilët do zbarkojnë drejtë Shqipërisë, është me e diskutuara së fundmi. Vetë kryeministri Rama nuk ka folur në lidhje me këtë temë, ndërsa çdo ditë e më shumë janë zyrtarët e huaj ata të cilët japin detaje. Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka folur Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili propozon që krerët e BE-së të krijojnë “platforma rajonale të zbarkimit” jashtë Bashkimit Evropian.

Në këtë mënyrë, zyrtarët mund të dallojnë shpejt  refugjatët që kanë nevojë për mbrojtje dhe emigrantët ekonomikë, të cilët potencialisht do të përballen me kthimin në vendet e tyre të origjinës.

Propozimi është një përpjekje për të thyer krizën akute politike mbi migracionin dhe azilin që ka hedhur në erë liderët e BE që nga viti 2015 – dhe madje kërcënoi ditët e fundit rrëzimin e qeverisë gjermane – edhe pse numri i azilkërkuesve, ka rënë që nga kulmi i krizës.

Koncepti i platformës së zbarkimit  të cilin, zyrtarët thanë se do të duhej të zbatohej në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) – mund të krijonte një mekanizëm formal me të cilin BE mund të lidhë ndarjen midis liderëve te linjës së ashpër që bëjnë thirrje për kontrolle të ashpra kufitare dhe ata që këmbëngulin që vendet e BE-së t’i binden ligjit ndërkombëtar dhe t’i mirëpresin refugjatët që kanë nevojë për mbrojtje.

I pyetur për këtë çështje, Tusk ka dhënë dy opsione jashtë BE-së, të cilët mund të marrin përsipër azilantët sirianë, si Shqipëria dhe Tunizia.

“Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet per kete”, shkruhet në artikullin e “Politico. eu” .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne