Dorëheqje në rast humbjeje? Çfarë i sugjeron Berisha, Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha në intervistën e tij në News 24, në emisionin “Kjo javë” ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Pyetjes nëse Basha duhet të jepte dorëheqjen apo jo, Berisha tha se akti i tij në 2013-ën vendosi një standard.

“Në dijeninë time nuk di ndonjë parti të qendrës së djathtë të ketë dorëheqjen në statut. Dorëheqja lidhet me dy gjëra, kur ndodhë ndonjë skandal ose humbasin zgjedhjet. Nuk ka kushtetutë apo statut që thotë se “kryetari jep dorëheqjen kur ndodh humbja e zgjedhjeve”. Nuk e quaj të gabuar kërkesën për dorëheqje. Nëse ajo shtrohet, them se i jep një shkatërrim fatal partisë sepse ka rotacione të shpeshta. Dorëheqja është e drejtë e individit”, – tha Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne