Dorëhiqet kancelari i Austrisë: Nuk erdha në pushtet për karrige

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen 18 orë pas dorëheqjes së Zëvendës Kancelarit  Heinz-Christian Strache të Partisë së Lirë (FPÖ).

Teksa shpalli edhe zgjedhjet e parakohshme, Kurz e komentoi dorëheqjen duke u shprehur se u zgjodh kancelar për të ofruar ndihmesën e tij për Austrinë dhe jo për të siguruar një karrige pushteti. “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë, por, unë nuk mund të qendroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje të parakohshme.”- tha Kurz në reagimin e tij pas dorëheqjes.

Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare. Në zgjedhjet e fundit, FPÖ-ja arriti 26 % të votave dhe u bashkua në një koaliacion paselektoral me ÖVP-në./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne