Dorëhiqet ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra ministri shqiptar i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu. Ai u shpreh se se do të kërkojë dorëheqjen nga posti që mban prej katër muajsh si shenjë përgjegjësie ë bie mbi të për dhunën e shënuar ditën e djeshme në parlamentin maqedonas.

“Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i Ministrit të Brendshëm”, është shprehur ai, citon “Alsat-M”./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne