Dorëzohet Amerika?/ Dënojmë çdo sulm ndaj Turqisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan ndaj sulmeve me raketë ndaj kufirit të Turqisë, të ndërmarra nga ana e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White dhe Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ShBA-së, Kenneth McKenzie iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përjavshme për shtyp.

Pyetjes në lidhje me sulmet ndaj kufirit turk, McKenzie iu përgjigj me fjalët: “Ne dënojmë të gjitha sulmet e PKK-së që kanë në objektivë Turqinë”.

Kurse në lidhje me armët e dërguara Forcave Demokratike të Sirisë së përbërë nga YPG-ja, që është zgjatim i elementëve themelorë të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, zëdhënësi tha se armët do të mblidhen vetëm kur të mbarojë tërësisht lufta kundër DAESH-it.

Kurse Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White tha: “Turqia është një vend anëtare në NATO dhe ka shqetësime legjitime. Departamenti amerikan e Shtetit e ka shpallur PKK-në organizatë terroriste. Në kufijtë e Turqisë nga një tentativë aktive. Ne nuk shohim gjithmonë dhe çdo gjë në mënyrë të njëjtë me Turqinë por ne punojmë bashkë me atë. Në lidhje me tentativat në kufijtë e saj ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë bashkë me Turqinë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne