Dorëzohet Rama: ja si njofton dorëheqjen e tij, dhe krijimin e qeverisë teknike

“AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!….

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet? Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës. Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit” shkruan Rama ne Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne