Dosja e vrasjes së Kenedit, zbulim i të vërtetës ose vazhdim i fshehjes së saj

54 vite pas vrasjes së John Kenedit, presidentit të 35-të të Amerikës, më në fund u publikuan një pjesë të dokumenteve të kësaj ngjarje.

Natyrisht nga gjithsej 60 mijë dokumente që përbëjnë 4 milionë faqe informacion në lidhje me vrasjen e John F. Kenedit të cilat ruhen në arkivin kombëtar të Amerikës, janë zbuluar vetëm 2800 faqe dhe në lidhje me zbulimin e pjesës tjetër të informacioneve, akoma nuk është marrë vendim. Vrasja e John F. Kenedit ka ndodhur më 23 tetor të vitit 1963 në qytetin Dallas në shtetin e Teksasit, edhe pse krijoi një tronditje të madhe, ajo gjithashtu ngjalli edhe një sasi të madhe pyetjes. Versioni zyrtar i qeverisë së Amerikës rreth kësaj ngjarje është ky që ish-presidenti amerikan është vrarë nga Lee Harvey Oswald i cili gjithashtu një ditë pas vrasjes së ish-presidentit amerikan dhe gjatë kohës kur ishte duke u transferuar në gjykatë në mesin e një rrethi të forcave të sigurimit dhe të gazetarëve, u vra nga Jack Ruby. Që nga gjysmë shekulli më parë disa pyetje vazhdimisht kanë preokupuar opinionin publik, intelektualët dhe historianët amerikan në lidhje me vrasjen e John Kenedit. Një prej këtyre pyetjeve është kjo që kush ishte vrasësi i vërtetë i John Kenedit? Vrasësi me çfarë motivi kishte vrarë ish-presidentit amerikan? Me vrasjen e Lee Harvey Oswald çfarë sekretesh u zhduken njëherë e përgjithmonë dhe mbetën të fshehura? Si dhe cili ishte qëllimi i vrasjes së John Kenedit?

Hetimet e mëvonshme të cilat janë kryer nga ana e Kongresit të Amerikës, kanë shtuar edhe më tepër mjegullën mbi këtë ngjarje. Për shembull, këto hetime nuk arritën të zbulojnë se Lee Harvey Oswald e kishte kryer këtë atentat në mënyrë të vetme apo jo. Përveç kësaj, gjykata edhe pas vdekjes së Lee Harvey Oswald nuk arriti të vërtetojë se ai ishte atentatori i vërtetë dhe ta shpallë fajtor atë. Këto paqartësi u shtuan edhe më shumë pasi Kongresi në vitin 1992, me një veprim të rrallë, zbulimin dhe publikimin e dokumenteve shtetërore në lidhje me dosjen e Joh F. Kenedit e ka shtyrë për 25 vite më vonë, do të thotë në vitin 2017, ndërkohë që në bazë të ligjit, dokumentet e tjera shtetërore të Amerikës zbulohen 30 vite më vonë. Aktualisht me kalimin e afatit të caktuar nga Kongresi i Amerikës, vetëm një pjesë e dokumenteve të kësaj vrasje dhe jo të gjitha, janë vendosur në dispozicion të opinionit publik. Pas gjysmë shekulli, opinioni publik brenda dhe jashtë Amerikës është shumë i interesuar që të dëgjojë përgjigjen e kësaj pyetje: “Kush e kishte programuar vrasjen e John Kenedit?” Aktualisht shumë njerëz dhe grupe të ndryshme janë vendosur në pozitën e të dyshuarit, duke filluar nga krerët e ish-Bashkimit Sovjetik e deri te Fidel Kastro i Kubës dhe nga mafia e deri të strukturat politike të Amerikës, CIA, ushtria dhe drejtuesit e industrisë ushtarake. Zbulimi i urdhëruesve dhe autorëve të vrasjes së John Kenedit, mund të bëjë të qartë gjysmën e errët të politikës dhe pushtetit në Amerikë. Megjithëkëtë disa dëshmi tregojnë se klasa sunduese në Amerikës akoma reziston dhe nuk dëshiron të zbulohen dokumentet në lidhje me vrasjen e John Kenedit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne