Dr. Olsi Jazexhi – Historia e Islamit ne Shqiperi 14.2: perballja e Islamit me Islamofobine amerikane dhe socialiste

Pse amerikanet nisin nje fushate islamofobike ne Shqiperi pas vitit 1998; si bashkepunoi Shqiperia me diktaturat arabe dhe vrau misionaret arabe; Pse ambasadorja amerikane Mariza Lino arrestoi Maks Cicikun; pse u terrorizua myftiu i Tiranes nga policia pas vrasjes se Salih Tivarit; si SHIK-u pergjonte Komunitetin Musliman; Pse Ismail Kadareja kerkonte konvertimin e shqiptareve ne katolik?; Pse ish-aparatciket komuniste i shpallin lufte kultures turke?; Pse Neshat Tozaj sulmonte Konferencen Islamike; Si Fatos Nano promovonte Islamofobine ndersa vidhte vakefet e muslimaneve; Si Edi Rama detyroi Dritan Mishten qe te martohet ne Kishe si Orthodhoks dhe te braktisi Islamin; Si protestanti Erion Veliaj pasi i krijoi Sorosi Mjaftin do botonte karikaturat kunder profetit Muhamed; Pse Alfred Moisiu deklaroi qe te gjithe shqiptaret jane te krishtere dhe Islami nuk eshte fe origjinale?; Si u mbyllen ne mase medresete ne Shqiperi?; Pse SHIK-u debon arabet dhe mediat sulmojne muslimanet si terroriste, vrases, ekstremiste, radikale etj?; Si ndodhi qe pas 11 shtatorit shume muslimane nuk vijne me neper xhami?; Pse amerikanet nuk donin qe shqiptaret muslimane te bejne nje parti politike, por greket dhe katoliket kane dhjetra parti?; Pse hoxhallaret dhe besimtaret sot ne Shqiperi jane te trembur?; Si u sollen gylenistet ne krye te KMSH-se per te heshtur ringjalljen Islame ne Shqiperi; pse hoxhallaret e sotem nuk jane sikur hoxhallaret e pas-komunizmit?;

 

“Sikur po flisja me heret, me grushtin e shtetit qe ben amerikanet ne Shqiperi me firmat piramidale, amerikanet kishin nje plan se cdo te benin me islamin, pasi e munden komunizmin ne Evropen perendimore ata nuk kishin me nevoje per arabet. Disa nga arabet qe erdhen ne Shqiperi kishin konflikte ne vendet e tyre. Disa prej tyre kishin konflikte me regjimin e Mubarakut ne Egjipt, e duke qen se ai rregjim ishte aleat i Izraelit dhe Amerikes, keta u shqetesuan shume per ate qe ndodhte ne Shqiperi, per faktin se disa prej tyre ishin militante kunder diktatures egjiptiane. Pas rrezimit te Berishes, amerikanet do te urdherojne socialistet qe te arrestojne e debojne keta arabe, shumica e tyre egjiptiane. Keta persona do te kthehen ne Egjipt ku do te vriten nga rregjimi i Mubarakut.

Policia dhe sherbimi sekret shqiptare do arrestonin Ahmed Ibrahim El Nagarin dhe bashkepuntorin e tij  Muhamed Hasan Mahmud, ku keta te dy do te kthehen ne Egjipt e do te ekzekutohen nga Mubaraku. Gjithashtu Renea do tja mesynte shtepise se nje egjiptiani tjeter, te cilin edhe do ta vrasin ne prezencen e gruas se tij, e cila ishte edhe shtatzene.

Ne Janar 1998 Renea me amerikanet do te arrestonin shqiptarin Maks Ciciku, ambasadorja amerikane Mariza Lino dyshonte se ky ishte duke e pergjuar. E arrestojne e abuzojne ne burg dhe me pas e shpallin te pafajshem. Ne 15 shkurt 1999 do te arrestohej nje iraken dhe nje sirian e do te deboheshin nga Shqiperia. Ne 13 nentor 1999 do te debohej nje mjek jordanez i cili ishte nje nga ndertuesit e 2 kullave binjake ne Tirane, do ti  sekuestrohen pasurite atij dhe mikut te tij Jasin el Kadi. Arrestimet e debimet e ketyre aktivisteve muslimane qe kane ndertuar xhami dhe ndihmuar jetimet, do te mbillnin friken ne mesin e muslimaneve shqiptare. Une do ta deshmoja vet ne vitin 2003 kur do te vritet Sali Tivari dhe me vrasjen e  tij do te ndalohet Ermir Gjinishi dhe myftiu i Tiranes Selim Stafa, une do ti shoh vet me syte e mi. Kur e arrestuan Selim Stafen i kam shkuar ne zyre, ai ishte i trembur e qante sepse po e akuzonin per vrasjen e Tivarit. Selimi ishte njeri i urte e nuk i bente keq as nje mize.

Qe para se te binte rregjimi i Berishes kishte shperthyer nje islamofobi e madhe ne Shqiperi, fitili i saj ju vu nga Ismail Kadare, i cili ne vitin 1991 ne nje shkrim te tij, qe u perdor edhe me vone nga socialistet, ku ai do te thoshte nder te tjera se e ardhmja e Shqiperise do te ishte drej krishterimit, kjo feja islame qe na erdhi me osmanet do te zhduket si fillim ne Shqiperi e me pas ne Kosove e do te zevendesohet me krishterimin. Ideja qe jep Kadareja, sot e shohim nga Tarranti ne Zeland ku vret muslimanet e ku shkruan ne armen e tij Skenderbeu dhe te faqe islamofobe shqiptare ne FB.

Do kemi ne kete kohe shkrimtar te tjere, si psh ne 1995 Neshat Tozaj do te sulmonte Konferencen Islamike, kunder hyrjes ne te. Ai thoshte se Skenderbeu luftoi kunder turqeve per tu ber nje barriere per te mbrojtur Evropen e krishter. Teori keto qe i degjojme sot edhe ne Vatikan, na i ka then Tozaj me heret.

Kur vjen Nano ne pushtet ne 1997 ai thote se do te hiqte 550 vite osmane nga shqiptaret. Nje racist si Nano kur vizitonte Elbasanin thoshte se ne jemi per nje namazgja te re (sepse deshte te merte prona e te bente pallante) e nuk jemi per ferexhet qe na la e kaluara. Pushteti i socialisteve ne kete kohe do te ishte shume raciste, pasi Nano sjell Ramen nga Parisi, ky i fundit sulmon myslimanet. Ne vitin 2005 kur ne pushtet vjen perseri Berisha  mer keshilltar nje djal qe kishte mbaruar ne Libi, e pas etiketimit te tij nga Edi Rama si islamik, e detyroi Berishen qe ta detyronte Dritan Mishten qe te martohet ne Kishe si Orthodhoks dhe te braktisi Islamin.  Qe Berisha ti tregonte Evropes qe nuk kishte lidhje me islamin e as keshilltaret e tij.

Ne partine socialiste do te vine shume islamofobe, nder ta  edhe protestanti Erion Veliaj qe me ndihmen e Sorosit do te krijonte organizaten Mjaft,  ku me vonte do botonte karikaturat kunder profetit Muhamed. Ne vitin 2005 Presidenti Alfred Moisiu deklaroi qe te gjithe shqiptaret jane te krishtere dhe Islami nuk eshte fe origjinale.

Shume medrese do te mbyllen e komuniteti musliman mezi do te mbaje te gjalle infrastrukturen e tij. Ne fillim te viteve 2000 islamofobia do te jete shume prezente ne  media ku sulmojne muslimanet si terroriste, vrases, ekstremiste, radikale etj. Pas 11 shtatorit shume muslimane nuk do te vijne me neper xhami per shkak te terrorit islamofobik. Ne ate kohe edhe une jam sulmuar neper media, me ka sulmuar Pirro Msiha dhe Revista Klan etj.

Amerikanet nuk deshen nje ringjallje te komunitetit musliman ndaj sulmoheshin te gjithe ata qe erdhen nga jashte Shqiperise. Amerikanet nuk donin qe shqiptaret muslimane te bejne nje parti politike, por greket dhe katoliket kishin dhjetra parti, gjithe lufta qe behej ne kete kohe ishte qe te terrorizoheshin muslimanet e te mos ishin njerez me influence e te organizoheshin.

Kjo vale islamofobie edhe pse u zbut ne kohen e Obames, u ringrit perseri me programin e deradikalizmit, ndaj sot shume hoxhallare e besimtare jane te trembur, ndaj shume prej tyre habiten se pse une flas e pse mua nuk me vrasin. KMSH pas vrasjes se Tivarit do te meret nen kontrroll nga gylenistet qe ta heshin ringjalljen  Islame te vendit, qe ti dekurajojne myslimanet qe te mos behen aktive ne politike. Qellimi eshte qe te krijohet nje Islam i vdekur dhe i shekullarizuar ne maksimum. Lufta ne Siri, te cilin e kam denoncuar qe ne vitin 2012, kur mediat perendimore dhe vendet arabe i radikalizuan muslimanet e Evropes, dhe i cuan ata per xhihad ne Siri, ky dergim dhe me pas shpallja si terrorist ne vitin 2013 ka krijuar nje ndienje frike brenda komunitetit mysliman. Ne keto momente qe flasim situata e Islamit ne Shqiperi nuk eshte e mire. Hoxhallaret revolucionar te viteve 90 qe e urrenin komunizmin dhe donin qe Islami te ishte fe e respektuar ne vend, sot nuk ekzistojne.

Myslimanet sot jane nje komunitet i persekutar, sidomos arrestimet e tyre ne vitin 2014, ndalimet ne 2015 kur erdhi Papa, apo ne vitin 2016 kur u arrestuan 160 persona kur erdhi skuadra izraelite ne Shqiperi. Artikuj qe shohim neper media per gjasme hetim hoxhallaresh, jane lufte psikologjike qe perendimi ben ne Shqiperi.

Muslimanet mund te dalin nga kjo situat duke u ber lojtar duke kerkuar te drejtat e tyre demokratike e duke kerkuar shekullarizmin ne vend pasi islamofobia ne vend kryesishte behet nga te krishteret katolike.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne