Drejtori i marrëveshjes: PD çon në krye të Burgjeve personin që prangosi babain e Tahirit

Në bazë të marrëveshjes Rama-Basha sot pritet të emërohet drejtori i ri i Burgjeve. Emri i propozuar nga PD-ja është Arjan Hoxha. Ndryshe nga ministrat, që shumë prej tyre ishin të panjohur, nuk është e njëjta gjë për Arjan Hoxhën. Ai ka mbajtur detyrën e shefit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës deri në 2013, kohë kur u shkarkua, me ardhjen e Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Arjan Hoxha njihet si njeriu që çoi në burg babanë e Saimir Tahirit. 4 vite më parë kur e hoqën nga puna, ai shkoi në komisionin hetimor “për lëvizjet në Policinë e Shtetit përgjatë periudhës shtator 2013 – janar 2014” dhe deklaroi se “të gjithë personat që morën pjesë në çështjen babait të Tahirit janë pushuar nga puna”. Ai ka deklaruar se gjatë asaj kohe, kur Tahiri kishte shkuar në polici që të interesohej për të atin, i kishte thënë para kolegëve të vet se po të fitonte zgjedhjet e majta, atëherë ai do ta pësonte. Kohët e fundit, Hoxha është angazhuar për mbrotjen e të drejtave të policëve duke u bërë edhe Sekretar i Përgjitshëm i Shoqatës së Policëve të Liruar. Në profesion Arjan Hoxha është jurist.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne