Nisur nga gjendja alarmante nga flakët në Greqi, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj u shpreh se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në kryeqytetin shqiptar. Ai u shpreh se Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave dhe terrenit, por jo në nivelin e Greqisë. Megjithatë ai deklaroi se gatishmëria është e plotë për të përballuar situatat e tilla nëse do të ketë. Goxhaj tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara dhe si duhet të veprojnë qytetarët.

INTERVISTA E SHKËLQIM GOXHAJ 

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga zjarret?
Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret jo në nivelin e Greqisë, por është e rrezikuar për shkak të temperaturave dhe terrenit. Ne kemi zonat problematike të evidentuara, ku ka shkurre dhe kullota, kemi kohë që përgatitemi. Jemi pozicionuar shumë mirë për të përballuar situatën. Kemi shërbim Në disa pika në kryeqytet. Ne kemi kapacitetet dhe mjetet e nevojshme për përballimin e situatave, kjo u duk edhe vitin e kaluar. Këtu kanë punonjës prej 30 vitesh, por si vjet nuk mbanin mend, por të gjitha ngjarjet u përballuan me sukses.

Cilat janë zonat më të rrezikuara nga zjarret?
Ne quajmë zonat me pyje dhe shkurre afër banesave. Vjet kemi pasur ngjarje në Dajt, Kombinat, Ibë, ku janë rrezikuar edhe banesa, por i kemi eliminuar.

Cfarë duhet të bëjë një qytetar nëse gjendet përballë zjarrit?
E para të lajmërojë zjarrfikësen 128, por edhe numri i të gjitha emergjencave 112. Këtu duhet të lajmërojë nëse konstaton ngjarjen. Nëse nuk kanë njohuri për të përballuar zjarrin mos bëjnë asnjë ndërhyrje, por të lajmërojnë zjarrfikësen dhe të largohen.

Keni një studim për këtë vit për masat që keni marrë?
Ne kemi muaj që kemi filluar përgatitjen. Kemi konsistuar në parandalimin e situatave. Ne e mendojmë që mund ta kemi efikas nëse të gjithë njerëzit duhet të informojnë qytetarët si të sillen. Nuk duhet të përdorin zjarrin në zonat me kullota në korrik, gusht dhe shtator. Shumë qytetarët mendojnë të eliminojë shkurret me anë të zjarrit, por është shumë e rrezikshme.

A ka ndryshuar situata me gjendjen e makinave?
Gjendja teknike e tyre është në gatishmëri të plotë.

Burimi: Shqiptarja.com

11