Drita e gjelbër e BE për fillimin e negociatave për Brexit-in

Ministrat e BE-së në mënyrë unanime, i kanë dhënë Michel Barnier dritën jeshile për të nisur, atë që ata paralajmëruan se do të jenë bisedime “shumë të vështira” me Britaninë, për daljen nga blloku.

“Anëtarët e BE-së sapo kanë miratuar vendimin për të autorizuar Artikullin e 50 për negociatat. Një mandat i qartë dhe i fortë për Michel Barnier”, ka shkruar në Twitter zëvendësja e Barnier, Sabine Weyand. Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit, ka thënë sot se pret që bisedimet e para me Londrën në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja, do të nisin më 19 qershor. Ai do të takohet me ministrin britanik për Brexit, David Davis, i cili ka paralajmëruar gjatë fundjavës se Londra, mund të tërhiqet nga bisedimet nëse Brukseli paraqet një pagesë prej 100 miliardë dollarësh, për të cilën është raportuar në media, në mënyrë që Britania të dalë nga BE-ja. Vota e britanikëve për daljen nga unioni ka dëshpëruar shumë politikanë europianë, por koha e pikëllimit ka marrë fund. Tani bëhet fjalë për nisjen e negociatave pa asnjë emocion, pas zgjedhjeve parlamentare më 8 korrik në Britaninë e Madhe. Kush e ka ndjekur deklaratën qeveritare të kancelares gjermane Angela Merkel, e di që tani si po shkojnë punët: Theresa May nuk do të ketë koncertin e dëshiruar sipas pjesëve të saj.

Nëse kryeministrja britanike ka ndërmend të mos respektojë detyrimet financiare afatgjata të Britanisë së Madhe kundrejt BE-së, dihet që ka për të ndeshur në granit. May nuk do të ketë sukses me kërkesën e saj, që temat e nxehta të negociimit të preken në fund, bëri të ditur Merkel. Ajo i dha fund bindjes së britanikëve, se pas daljes nga unioni mund të gëzojnë të njëjtat të drejta si më parë. Ky është iluzion, humbje kohe, tha Merkel. Përzgjedhja e fjalëve të le të kuptosh, se sa të pamëshirshme do të jenë negociatat në të ardhmen. Një rëndësi e veçantë i vihet renditjes së trajtimit të modaliteteve të daljes nga unoni. Për shkak se BE në këtë pikë prek një fushë të panjohur, unioni i kushton vëmendjes përgatitjes së imtësishme dhe ujdisë sa më të madhe të mundshme mes vendeve anëtare. Britania e Madhe, në të ardhmen “shtet i tretë” mund të presë drejtësi, por jo butësi në këto negociata. Do të luftohet ashpër për çdo pikë të tyre. Në rastin e Gjermanisë për të drejtat e rreth 100.000 qytetarëve gjermane, që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ndjekja e linjës së ashpër është në interes të BE-së, sepse unioni kërkon të trembë ata që duan të imitojnë Britaninë e Madhe. Shpjegimet që dha Merkeli në Bundestagun gjerman janë një mesazh i qartë për Londrën: Negociatat do të jenë të patundshme e të pamëshirshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne